“24 Shtator. Si Mund ta Ndjek Shembullin e Shpëtimtarit për të Ndihmuar Njerëzit Nevojtarë? 2 Korintasve 8–13”, Eja, Më Ndiq – Për Kuorumet e Priftërisë Aarone dhe Klasat e Të Rejave: Temat Doktrinore 2023 (2022)
“24 Shtator. Si Mund ta Ndjek Shembullin e Shpëtimtarit për të Ndihmuar Njerëzit Nevojtarë?”, Eja, Më Ndiq – Për Kuorumet e Priftërisë Aarone dhe Klasat e Të Rejave: Temat Doktrinore 2023
24 Shtator
Si Mund ta Ndjek Shembullin e Shpëtimtarit për të Ndihmuar Njerëzit Nevojtarë?
Këshillohuni së Bashku
Udhëhiqet nga një anëtare e presidencës së klasës ose një anëtar i presidencës së kuorumit; përafërsisht 10–20 minuta
Në fillim të mbledhjes, përsëriteni së bashku Temën e Të Rejave ose Temën e Kuorumit të Priftërisë Aarone. Pastaj drejtoni një diskutim rreth punës së shpëtimit dhe ekzaltimit duke përdorur një ose më shumë nga pyetjet e mëposhtme ose pyetjet tuaja (shih Manuali i Përgjithshëm, 10.2, 11.2). Planifikoni mënyra që të veproni sipas asaj që diskutoni.
-
Jetojeni ungjillin. Çfarë diskutuam herën e kaluar dhe çfarë ftesash ose detyrash u dhanë? Çfarë kemi bërë për të vepruar sipas atyre ftesave ose detyrave?
-
Përkujdesuni për njerëzit nevojtarë. Çfarë mund të bëjmë ose themi për t’iu ardhur në ndihmë atyre që mund të ndihen të vetmuar ose të largët nga Ati Qiellor?
-
Ftojini të gjithë që ta marrin ungjillin. Cilat janë disa mënyra se si mund t’i ndihmojmë të tjerët që ta ndiejnë dashurinë e Jezu Krishtit?
-
Bashkojini familjet për përjetësinë. Çfarë idesh mund t’i japim njëri-tjetrit për të ndihmuar që familjet tona të forcohen?
Në fund të mësimit, si të jetë e përshtatshme, bëni sa vijon:
-
Dëshmoni për parimet e dhëna mësim.
-
Kujtojuani anëtareve të klasës ose anëtarëve të kuorumit planet dhe ftesat e bëra gjatë mbledhjes.
Jepeni Mësim Doktrinën
Udhëhiqet nga një udhëheqës/e në moshë madhore ose nga një i ri apo e re; përafërsisht 25–35 minuta
Përgatituni Shpirtërisht
Çfarë mundësish keni ju dhe anëtaret e klasës ose anëtarët e kuorumit tuaj për t’u shërbyer njerëzve nevojtarë përreth jush? Në kohën kur shenjtorët në Jerusalem po vuanin dhe u nevojitej ndihmë, Pali u shkroi korintasve për t’i nxitur që të jepnin bujarisht, “as me keqardhje as nga shtrëngimi, sepse Perëndia do një dhurues të gëzuar”. Ai premtoi se nëse ata do ta bënin këtë, Perëndia do të “bë[nte] që gjithë hiri të tepro[nte] për [ta]” në mënyrë që atyre të mund “t’[u] tepëro[nte] për çfarëdo pune të mirë” (2 Korintasve 9:7–8).
Pali vuri në dukje edhe shembullin e Jezu Krishtit, i cili “duke qenë i pasur, u bë i varfër për ju, që ju të bëheni të pasur me anë të varfërisë së tij” (2 Korintasve 8:9). Shpëtimtari sakrifikoi me gatishmëri pasuritë e qiellit që të mund të na shërbente dhe të na bënte përjetësisht të pasur. Mendoni për shembuj nga jeta e Tij kur Ai shkoi t’u shërbente atyre që e rrethonin. Përveç leximit të kapitujve te 2 Korintasve 8–9 ndërsa përgatiteni të jepni mësim, merrni parasysh të lexoni mesazhin e Motrës Mishel D. Krejg “Sy për të Parë” (Liahona, nëntor 2020, f. 15–17).
Mësoni së Bashku
Për ta filluar diskutimin tuaj, kërkojini klasës ose kuorumit të bëjë një listë me disa prej arsyeve përse dikush mund të mos u shërbejë njerëzve të tjerë në nevojë. Çfarë mësojmë nga mësimet e Palit te 2 Korintasve 8:9; 9:7–8 që na frymëzojnë të bëjmë më tepër për t’u shërbyer njerëzve nevojtarë? Veprimtaritë në vijim mund t’i ndihmojnë ata të cilëve u jepni mësim, të kuptojnë më mirë se si të ndihmojnë për t’u kujdesur për njerëzit përreth tyre.
-
Disa herë në shkrimet e shenjta, Zoti na mësoi se si ndihet Ai për kujdesin ndaj të varfërve dhe nevojtarëve. Disa shembuj renditen te pjesa “Burime Mbështetëse”. Një mënyrë për t’i shqyrtuar këto mësime është ta ndani klasën ose kuorumin tuaj në dyshe dhe t’i kërkoni çdo dysheje të studiojë disa nga shkrimet e shenjta. Kërkojuni atyre të diskutojnë rreth asaj se çfarë u mësojnë fragmentet për kujdesin ndaj të varfërve dhe nevojtarëve. Përse është kaq e rëndësishme për Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin kujdesi ndaj të varfërve dhe nevojtarëve? Ftojini të rinjtë dhe të rejat të planifikojnë mënyra se si mund t’i ndihmojnë individualisht njerëzit nevojtarë.
-
Ndonjëherë jemi kaq të zënë me shqetësimet tona, saqë nuk arrijmë t’i kuptojmë nevojat e atyre që na rrethojnë. Në mesazhin e saj “Sy për të Parë”, Motra Mishel D. Krejg, shqyrtoi ndodhinë ku Perëndia i hap sytë një të riu (shih 2 Mbretërve 6:15–17). Çfarë mësojmë nga kjo ndodhi? Çfarë mund të mësojmë nga ndodhitë e tjera që tregoi ajo rreth njohjes së nevojave të të tjerëve dhe ofrimit të ndihmës ndaj tyre? (Shih edhe materialin filmik “Pray for Eyes to See as He Sees” [“Lutuni që të Keni Sy për të Parë siç Sheh Ai”] në ChurchofJesusChrist.org). Anëtaret e klasës ose anëtarët e kuorumit mund të tregojnë gjithashtu përvoja kur dikush i ka njohur nevojat e tyre dhe iu ka dhënë shërbesë atyre. Kur i kemi njohur nevojat e të tjerëve dhe u kemi dhënë shërbesë atyre? Si ndihemi kur marrim ose japin një shërbesë të tillë?
-
A e kuptojnë anëtaret e klasës ose anëtarët e kuorumit tuaj se si ta përmbushin detyrën e tyre për t’u përkujdesur për njerëzit nevojtarë? Merrni parasysh të diskutoni së bashku vargjet te Mosia 4:16–21 dhe 18:8–10, si dhe pjesët përkatëse te Manuali i Përgjithshëm (10.2.2 për kuorumet e Priftërisë Aarone ose 11.2.2 për të rejat). Çfarë frymëzohemi të bëjmë si rezultat i studimit të këtyre burimeve? Merrni parasysh të planifikoni mënyra se si ju mund të punoni së bashku për t’u ofruar ndihmë njerëzve nevojtarë në klasën, kuorumin, lagjen apo komunitetin tuaj. Materialet filmike te pjesa “Burime Mbështetëse” japin disa ide. Për mundësi shërbimi në zonën tuaj, shihni faqen JustServe.org [ThjeshtShërbe.org].
Veproni me Besim
Nxitini anëtaret e klasës ose anëtarët e kuorumit të përsiatin dhe ta shënojnë atë që do të bëjnë për të vepruar sipas mbresave që morën sot. Nëse duan, mund të japin idetë e tyre. Ftojini të mendojnë se si do të forcohen marrëdhëniet e tyre me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin po të veprojnë sipas mbresave të veta.
Burime Mbështetëse
-
Mateu 25:31–45; Jakob [Bibla] 1:27; Mosia 2:17; Alma 34:27–28; Mormoni 8:35–39; Doktrina e Besëlidhje 104:14–18 (Rëndësia e përkujdesjes për të varfrit dhe nevojtarët)
-
Xhefri R. Holland, “A Nuk Jemi Ne të Gjithë Lypësa?”, Liahona, nëntor 2014, f. 40–42
-
“Michelle’s Story” [“Historia e Mishelës”], “Caring for the Poor and Needy” [“Kujdesi për të Varfrit dhe Nevojtarët”], “I Was a Stranger: Love One Another” [“Isha një i Huaj: Duajeni Njëri-Tjetrin”], “Fast Offerings: Are We Not All Beggars” [“Ofertat e Agjërimit: A Nuk Jemi të Gjithë Lypësa”] (materiale filmike), ChurchofJesusChrist.org