Dhiata e Re 2023
12 Nëntor. Si Mund të Afrohem më Shumë me Jezu Krishtin nëpërmjet Ordinancave dhe Besëlidhjeve të Shenjta? Hebrenjve 7–13


“12 Nëntor. Si Mund të Afrohem më Shumë me Jezu Krishtin nëpërmjet Ordinancave dhe Besëlidhjeve të Shenjta? Hebrenjve 7–13”, Eja, Më Ndiq – Për Kuorumet e Priftërisë Aarone dhe Klasat e Të Rejave: Temat Doktrinore 2023 (2022)

“12 Nëntor. Si Mund të Afrohem më Shumë me Jezu Krishtin nëpërmjet Ordinancave dhe Besëlidhjeve të Shenjta?”, Eja, Më Ndiq – Për Kuorumet e Priftërisë Aarone dhe Klasat e Të Rejave: Temat Doktrinore 2023

i ri duke shpërndarë sakramentin

12 Nëntor

Si Mund të Afrohem më Shumë me Jezu Krishtin nëpërmjet Ordinancave dhe Besëlidhjeve të Shenjta?

Hebrenjve 7–13

ikona këshillohuni së bashku

Këshillohuni së Bashku

Udhëhiqet nga një anëtare e presidencës së klasës ose një anëtar i presidencës së kuorumit; përafërsisht 10–20 minuta

Në fillim të mbledhjes, përsëriteni së bashku Temën e Të Rejave ose Temën e Kuorumit të Priftërisë Aarone. Pastaj drejtoni një diskutim rreth punës së shpëtimit dhe ekzaltimit duke përdorur një ose më shumë nga pyetjet e mëposhtme ose pyetjet tuaja (shih Manuali i Përgjithshëm, 10.2, 11.2). Planifikoni mënyra që të veproni sipas asaj që diskutoni.

  • Jetojeni ungjillin. Si i jemi afruar më shumë Shpëtimtarit? Si po përpiqemi të jemi më të ngjashëm me Të?

  • Përkujdesuni për njerëzit nevojtarë. Kush ka qenë në mendjen tonë kohët e fundit? Si mund t’i ndihmojmë këta individë?

  • Ftojini të gjithë që ta marrin ungjillin. Si mund t’u përgjigjemi pyetjeve të miqve tanë rreth Kishës në një mënyrë që e forcon besimin e tyre te Shpëtimtari?

  • Bashkojini familjet për përjetësinë. Cilat janë disa mënyra se si mund të lidhemi më mirë me pjesëtarë të rrethit familjar, të tillë si gjyshër dhe kushërinj?

Në fund të mësimit, si të jetë e përshtatshme, bëni sa vijon:

  • Dëshmoni për parimet e dhëna mësim.

  • Kujtojuani anëtareve të klasës ose anëtarëve të kuorumit planet dhe ftesat e bëra gjatë mbledhjes.

ikona jepeni mësim doktrinën

Jepeni Mësim Doktrinën

Udhëhiqet nga një udhëheqës/e në moshë madhore ose nga një i ri apo e re; përafërsisht 25–35 minuta

Përgatituni Shpirtërisht

Për shekuj, fëmijët e Izraelit, që ndonjëherë quheshin hebrenj, kishin marrë pjesë me zell në ordinancat që lidheshin me tabernakullin dhe ligjin e Moisiut. E megjithatë, shumë prej tyre nuk e kuptuan se këto gjëra ishin “format e gjërave qiellore” – “hij[a] e të mirave që kishin për të ardhur” (Hebrenjve 9:23; 10:1). Ordinancat kishin që të gjitha për qëllim t’u mësonin atyre për Jezu Krishtin. Kjo ishte ajo që shpjegoi Pali në Letrën e tij drejtuar Hebrenjve. Mesazhi i tij është i rëndësishëm edhe për ne sot, sepse edhe ne kemi ordinanca të shenjta me të njëjtin qëllim. Prandaj ia vlen t’i bëjmë vetes këto pyetje: “A po na ndihmojnë këto ordinanca të kujtojmë Jezu Krishtin? A ka gjëra të tjera që mund të bëjmë për të përjetuar fuqinë e Jezu Krishtit nëpërmjet ordinancave të ungjillit? Apo, ashtu si hebrenjtë e lashtë, a po e humbasim rëndësinë e tyre më të thellë?

Përsiatini këto pyetje ndërsa lexoni te Hebrenjve 7–13 dhe ndërsa përgatiteni të jepni mësim arsyet përse ordinancat dhe besëlidhjet na sjellin më afër Jezu Krishtit. Ju gjithashtu mund të studioni disa nga mesazhet e konferencës së përgjithshme që citohen në këtë përvijim të mësimit.

Mësoni së Bashku

Për t’i ndihmuar ata të cilëve u jepni mësim, të kuptojnë se si mund t’i afrohen më shumë Jezu Krishtit nëpërmjet ordinancave dhe besëlidhjeve të ungjillit të Tij, ju mund t’i ftoni ata të renditin në tabelë disa ordinanca të ungjillit dhe besëlidhje që lidhen me të (shih Gospel Topics [Temat e Ungjillit], “Ordinances” [“Ordinancat”], “Covenant” [“Besëlidhja”], topics.ChurchofJesusChrist.org). Çfarë na mësojnë këto ordinanca dhe besëlidhje rreth Krishtit dhe Shlyerjes së Tij? Thënia nga Plaku Dejvid A. Bednar te pjesa “Burime Mbështetëse” jep një përkufizim për ordinancat dhe pikëpamje të tjera të rëndësishme. Veprimtaritë si ato në vijim mund t’ju ndihmojnë.

  • Ju mund t’i ftoni të rinjtë dhe të rejat të lexojnë te Doktrina e Besëlidhje 84:19–22 dhe të diskutojnë për pyetje si këto: Çfarë do të thonë fraza “fuqia e perëndishmërisë”? Si na kanë ndihmuar ordinancat dhe besëlidhjet që ta provojmë atë fuqi? Çfarë ndryshimi sjellin në jetën tonë ordinancat dhe besëlidhjet? Si na ndihmojnë të qëndrojmë të lidhur me Shpëtimtarin? Për t’i ndihmuar të rinjtë dhe të rejat t’u përgjigjen këtyre pyetjeve, ata mund të lexojnë katër paragrafët e parë të mesazhit të Plakut Kent F. Riçards “Fuqia e Perëndishmërisë” (Liahona, maj 2016, f. 118) ose mesazhin e Plakut Bednar “Kjo Shtëpi Duhet të Ndërtohet për Emrin Tim” (Liahona, maj 2020, f. 84–87), në veçanti pjesën “Nga Brenda Jashtë”.

  • Merreni parasysh t’i pyetni ata të cilëve u jepni mësim, se si do t’ia shpjegonin ordinancën e sakramentit dikujt që nuk di asgjë për të. Pjesa “Përvoja dhe Dëshmia” te mesazhi i Plakut Taniela B. Uakolo, “Ordinancat Shpëtuese do të na Sjellin Dritë të Mrekullueshme” (Liahona, maj 2018, f. 39–41) jep një shembull. Të rinjtë dhe të rejat mund të gjejnë gjithashtu mësime të rëndësishme te materiali filmik “Always Remember Him” [“Gjithmonë Kujtojeni Atë”] (ChurchofJesusChrist.org). Si na sjell sakramenti më pranë Jezu Krishtit? Çfarë mundësish kemi për t’u mësuar të tjerëve për këtë?

  • Shqyrtimi i pesë sugjerimeve në mesazhin e Plakut Piter F. Mërs “Sakramenti Mund të Na Ndihmojë të Bëhemi të Shenjtë” (Liahona, nëntor 2016, f. 85–87) mund t’i ndihmojë të rinjtë dhe të rejat të kuptojnë se si të përgatiten më mirë për sakramentin. Ose, nëse keni të rinj dhe të reja që po përgatiten për ta marrë dhurimin e tyre, shqyrtoni së bashku pjesën e titulluar “About the Temple Endowment” [“Lidhur me Dhurimin në Tempull”] në temples.ChurchofJesusChrist.org. Diskutoni se si këto ordinanca të shenjta dhe besëlidhje që lidhen me to, mund të ndihmojnë për të na afruar më shumë me Shpëtimtarin.

  • Merreni parasysh t’i shkruani në tabelë fjalët Sakrament, Pagëzim dhe Tempull. Nën secilën prej tyre, ftojini të rinjtë dhe të rejat të renditin besëlidhjet që bëjmë. Referencat që gjenden te pjesa “Burime Mbështetëse” mund të ndihmojnë. Diskutoni së bashku se si këto besëlidhje na ndihmojnë të afrohemi më shumë me Jezu Krishtin.

  • Mund ta ndani klasën ose kuorumin tuaj në grupe dhe t’i caktoni çdo grupi të shqyrtojë një pjesë të mesazhit të Plakut Ronald A. Rasband “Mbajtja e Premtimeve dhe Besëlidhjeve Tona” (Liahona, nëntor 2019, f. 53–56) ose të mesazhit të Plakut D. Tod Kristoferson “Arsyeja për Shtegun e Besëlidhjeve” (Liahona, maj 2021, f. 116–119). Nxitini ata të tregojnë se çfarë mësuan për atë se si mbajtja e besëlidhjeve të tyre i forcon marrëdhëniet e tyre me Jezu Krishtin.

të reja duke ecur jashtë tempullit

Ordinancat e shenjta të ungjillit sjellin “fuqi[në] e perëndishmërisë” në jetën tonë (shih Doktrina e Besëlidhje 84:19–22).

Veproni me Besim

Nxitini anëtaret e klasës ose anëtarët e kuorumit të përsiatin dhe ta shënojnë atë që do të bëjnë për të vepruar sipas mbresave që morën sot. Nëse duan, mund të japin idetë e tyre. Ftojini të mendojnë se si do të forcohen marrëdhëniet e tyre me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin po të veprojnë sipas mbresave të veta.

Burime Mbështetëse

  • Mosia 18:8–10 (Besëlidhja e pagëzimit)

  • Moroni 4–5 (Besëlidhja e sakramentit)

  • Plaku Dejvid A. Bednar dha mësim: “Ordinancat e shenjta janë thelbësore në ungjillin e Shpëtimtarit dhe në procesin e ardhjes tek Ai dhe të kërkimit të rilindjes shpirtërore. Ordinancat janë veprime të shenjta që kanë qëllim shpirtëror, rëndësi të përjetshme dhe lidhen me ligjet dhe statutet e Perëndisë. …

    Ordinancat e shpëtimit dhe të ekzaltimit, të administruara në Kishën e rivendosur të Zotit, janë shumë më tepër sesa kryerje rituale apo simbolike. Përkundrazi, ato përbëjnë kanalet e autorizuara nëpërmjet të cilave bekimet dhe fuqitë e qiellit mund të rrjedhin brenda jetës sonë individuale. …

    Ordinancat e marra dhe të nderuara me integritet moral janë të domosdoshme për marrjen e fuqisë së shenjtërisë dhe të gjitha bekimeve të vëna në dispozicion nëpërmjet Shlyerjes së Shpëtimtarit” (“Gjithmonë Mbani një Heqje të Mëkateve Tuaja”, Liahona, maj 2016, f. 60).

Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit

Teksa i ftoni ata, të cilëve u jepni mësim, që të veprojnë sipas doktrinës së vërtetë, ju i ndihmoni ata ta zgjerojnë përvojën e të mësuarit në shtëpitë dhe jetën e tyre të përditshme.