“15–21 Janar: ‘Ejani dhe Hani Frutën’. 1 Nefi 6–10”, Eja Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën: Libri i Mormonit 2024 (2023)
“15–21 Janar. 1 Nefi 6–10”, Eja, Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën: 2024 (2023)
15–21 Janar: “Ejani dhe Hani Frutën”
1 Nefi 6–10
Ëndrra e Lehit – me shufrën e hekurit, mjegullat e errësirës, ndërtesën e madhe dhe pemën e saj me frutën “më [të] ëmbël” – është një ftesë frymëzuese për të marrë bekimet e dashurisë dhe të flijimit shlyes të Shpëtimtarit. Sidoqoftë, për Lehin, ky vegim ishte gjithashtu rreth familjes së tij: “Për shkak të gjërave që kam parë, kam arsye të gëzoj te Zoti për shkak të Nefit dhe gjithashtu Samit. … Por vini re, Laman dhe Lemuel, kam jashtëzakonisht frikë për ju” (1 Nefi 8:3–4). Kur Lehi e mbaroi së përshkruari vegimin e tij, ai iu përgjërua Lamanit dhe Lemuelit që “t’u[a] vinin veshin fjalëve të tij, se ndoshta Zoti do të ishte i mëshirshëm ndaj tyre” (1 Nefi 8:37). Edhe sikur ta keni studiuar vegimin e Lehit shumë herë, këtë herë mendoni për të në mënyrën si mendoi Lehi – mendoni për dikë që ju e doni. Teksa e bëni këtë, siguria e shufrës së hekurit, rreziqet e ndërtesës së madhe dhe ëmbëlsia e frutës do të marrin kuptim të ri. Dhe ju do ta kuptoni më thellësisht “gjithë ndjenjën e … prindi[t] të dhembshur” që mori këtë vegim mbresëlënës.
Ide për të Mësuarit në Shtëpi dhe në Kishë
Unë mund t’i fal të tjerët.
Çfarë ju bën përshtypje rreth shembullit të Nefit te 1 Nefi 7:6–21? Si bekohemi kur e “fal[im] çiltërsisht” njëri‑tjetrin? Materiali filmik “The Lord Delivers Nephi from His Rebellious Brothers” [“Zoti e Çliron Nefin nga Vëllezërit e Tij Rebelë”] (Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]) mund të jetë i dobishëm për studimin tuaj.
Mbajtja fort te fjala e Perëndisë më udhëheq drejt Shpëtimtarit dhe më ndihmon ta ndiej dashurinë e Tij.
Vegimi i Lehit ofron një ftesë për të reflektuar se ku jeni në rrugëtimin tuaj vetjak për t’u bërë si Krishti. Presidenti Bojd K. Paker tha: “Ju jeni në të; të gjithë ne jemi në të. Ëndrra apo vegimi i Lehit për shufrën e hekurit ka brenda saj gjithçka … që i nevojitet një shenjtori të ditëve të mëvonshme për ta kuptuar provën e jetës” (“Lehi’s Dream and You”, New Era, janar 2015, f. 2).
Ndërsa studioni, merreni parasysh të plotësoni një tabelë si kjo.
Simboli nga vegimi i Lehit |
Kuptimet |
Pyetje për t’u përsiatur |
---|---|---|
Simboli nga vegimi i Lehit Pema dhe fruti i saj (1 Nefi 8:10–12) | Kuptimet | Pyetje për t’u përsiatur Çfarë po bëj për t’i ftuar të tjerët që të marrin nga dashuria e Perëndisë? |
Simboli nga vegimi i Lehit Lumi (1 Nefi 8:13) | Kuptimet | Pyetje për t’u përsiatur |
Simboli nga vegimi i Lehit Shufra e hekurit (1 Nefi 8:19–20, 30) | Kuptimet | Pyetje për t’u përsiatur |
Simboli nga vegimi i Lehit Mjegulla e errësirës (1 Nefi 8:23) | Kuptimet | Pyetje për t’u përsiatur |
Simboli nga vegimi i Lehit Ndërtesa e gjerë dhe e madhe (1 Nefi 8:26–27, 33) | Kuptimet | Pyetje për t’u përsiatur |
Mund të shqyrtoni edhe vargjet vijuese për të mësuar rreth katër grupeve të njerëzve që pa Lehi: 1 Nefi 8:21–23, 24–28, 30 dhe 31–33. Çfarë ndryshimesh vini re ndërmjet këtyre grupeve? Pse disa njerëz u larguan pasi kishin arritur te pema dhe e kishin shijuar frutën (shihni vargjet 24–28)? Çfarë mësoni nga kjo përvojë?
Shihni edhe te Kevin W. Pirson, “Qëndroni Afër Pemës”, Liahona, maj 2015, f. 114–116; “Lehi Sheh një Vegim të Pemës së Jetës” (material filmik), Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].
Për një përvojë ndërvepruese që t’ju ndihmojë të mësoni për vegimin e Lehit, klikoni këtu.
Profetët e lashtë kishin dijeni rreth misionit të Jezu Krishtit dhe dëshmuan për Të.
Si mendoni, përse Zoti do të donte që familja e Lehit – dhe ne të gjithë – t’i dimë të vërtetat që gjenden te 1 Nefi 10:2–16? Merreni parasysh se si mund t’i ndihmoni njerëzit tuaj të dashur që ta ftojnë Shpëtimtarin në jetën e tyre.
Perëndia do të ma zbulojë të vërtetën nëpërmjet fuqisë së Frymës së Shenjtë.
Si reagoni kur ju kërkojnë të jetoni një parim të ungjillit të cilin nuk e kuptoni? Në shkrimet e shenjta vijuese, vërini re ndryshimet mes reagimit të Nefit ndaj vegimit të Lehit (shihni te 1 Nefi 10:17–19; 11:1) dhe reagimit të Lamanit dhe Lemuelit (shihni te 1 Nefi 15:1–10). Çfarë të vërtetash mendoni se kuptonte Nefi, që e bënë të reagonte në atë mënyrë?
Me shembullin e Nefit në mendje, bëni një listë me parime të ungjillit që do t’ju pëlqente t’i kuptonit më mirë. Çfarë mund të bëni që t’i gjeni vetë përgjigjet? (Shihni edhe “E vërteta do t’ju bëjë të lirë” te Për Forcën e Rinisë: Një Udhëzues për Bërjen e Zgjedhjeve, f. 30–33.)
Ashtu sikurse Nefi e zbuloi vetë se fjalët e babait të tij ishin të vërteta, ne mund të bëjmë të njëjtën gjë kur dëgjojmë fjalët e profetëve dhe apostujve bashkëkohorë. Çfarë na mësuan profetët dhe apostujt në konferencën e përgjithshme më të fundit? Si keni marrë dëshmi vetjake për atë që ata dhanë mësim?
Shihni edhe te 1 Nefi 2:11–19; Doktrina e Besëlidhje 8:1–3; “Kërko, Përsiat dhe Lutu”, Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 66; Gospel Topics [Tema të Ungjillit], “Revelation” [“Zbulesë”], Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].
Ide për Mësimdhënien ndaj Fëmijëve
Mbajtja fort te fjala e Perëndisë më udhëheq për tek Ai dhe më ndihmon ta ndiej dashurinë e Tij.
-
Fëmijëve tuaj mund t’u pëlqejë të bëjnë një vizatim të vegimit të Lehit ndërsa lexoni kapitullin 1 Nefi 8 së bashku. Lërini ata t’i tregojnë figurat e veta dhe ndihmojini të zbulojnë se çfarë përfaqësojnë simbolet në ëndërr (shihni te 1 Nefi 11:21–22; 12:16–18; 15:23–33, 36 dhe faqen e veprimtarisë së kësaj jave). Kërkojuni atyre të japin sa më shumë përgjigje të munden për këtë pyetje: Çfarë mësojmë nga vegimi i Lehit?
-
A keni diçka që mund të përfaqësojë shufrën e hekurit në vegimin e Lehit, të tillë si një gyp ose shkop? Lërini fëmijët të mbahen tek ai teksa i udhëhiqni rreth e rrotull dhomës drejt një figure të Shpëtimtarit. Përse është e rëndësishme shufra e hekurit në vegimin e Lehit? (Shihni te 1 Nefi 8:20, 24, 30.) Ku ngjason shufra e hekurit me fjalën e Perëndisë?
-
Ftojini disa nga fëmijët tuaj të lexojnë te 1 Nefi 8:10–12 dhe të përshkruajnë atë që pa Lehi. Kërkojuni të tjerëve të lexojnë te 1 Nefi 11:20–23 dhe të përshkruajnë atë që pa Nefi. Pse engjëlli do t’ia tregonte Nefit Jezusin foshnjë për t’i dhënë mësim atij rreth dashurisë së Perëndisë? Bisedoni me fëmijët tuaj rreth mënyrës se si e kanë ndier dashurinë e Perëndisë në jetën e tyre. Një këngë si “T’Shpëtuesit Dashuri Ndiej” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 42–43) mund t’i ndihmojë ata të mendojnë shembuj.
Perëndia do të ma zbulojë të vërtetën nëpërmjet fuqisë së Frymës së Shenjtë.
-
Si mund t’i ndihmoni fëmijët tuaj që ta kuptojnë atë që dha mësim Nefi te 1 Nefi 10:19? Ndoshta mund të palosni një figurë të Shpëtimtarit ose një send tjetër të veçantë brenda një batanijeje dhe t’i ftoni fëmijët tuaj që ta shpalosin atë. Ndërsa lexoni te 1 Nefi 10:19, ata mund të ngrenë duart kur të dëgjojnë fjalët “shpalosen” dhe “Frymës së Shenjtë”. Më pas ju mund të tregoni një përvojë kur Fryma e Shenjtë ju ndihmoi të zbulonit të vërtetën.
-
Kërkojuni fëmijëve tuaj të bisedojnë rreth asaj që bëjnë për të gjetur përgjigje për një pyetje. Çfarë mund të thoshte Nefi nëse dikush do ta pyeste atë se si t’i gjente përgjigjet për një pyetje rreth ungjillit? Nxitini fëmijët ta zbulojnë duke lexuar te 1 Nefi 10:17–19; 11:1.
-
A kanë ndier ndonjëherë fëmijët tuaj se Fryma e Shenjtë i ka ndihmuar ata të dinë se diçka ishte e vërtetë? Lejojini ata të tregojnë përvojën e tyre. Çfarë do t’i thoshit një shoku/shoqeje që mendon se nuk mund të marrë përgjigje nëpërmjet Frymës së Shenjtë? Çfarë gjejmë te 1 Nefi 10:17–19 dhe 11:1 që mund ta ndihmojnë atë shok/shoqe?