“22–28 Janar: ‘Të Armatosur me Drejtësi dhe me Fuqinë e Perëndisë’. 1 Nefi 11–15”, Eja Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën: Libri i Mormonit 2024 (2024)
“22–28 Janar. 1 Nefi 11–15”, Eja, Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën: Libri i Mormonit 2024 (2024)
22–28 Janar: “Të Armatosur me Drejtësi dhe me Fuqinë e Perëndisë”
1 Nefi 11–15
Kur Perëndia ka një punë madhështore që ta bëjë profeti i Tij, Ai shpesh i jep këtij profeti një vegim madhështor. Moisiu, Gjoni, Lehi dhe Jozef Smithi të gjithë patën vegime si ai – vegime që ua zgjeruan mendjen dhe i ndihmuan të kuptojnë se sa e madhe është puna e Perëndisë dhe sa mahnitje sjell ajo.
Nefi gjithashtu pati një nga këto vegime që të ndryshojnë jetën. Ai e pa shërbesën e Shpëtimtarit, të ardhmen e pasardhësve të Lehit në tokën e premtuar dhe fatin e veprës së Perëndisë në ditët e mëvonshme. Pas këtij vegimi, Nefi qe i përgatitur më mirë për punën që e priste. Leximi rreth këtij vegimi mund të ndihmojë për t’ju përgatitur edhe ju, pasi Perëndia ka punë për t’u bërë edhe nga ju në mbretërinë e Tij. Ju jeni mes “shenjtorë[ve të] kishës së Qengjit”, që Nefi pa, “që ishin shpërndarë mbi të gjithë faqen e tokës; dhe ata ishin armatosur me drejtësi dhe me fuqinë e Perëndisë në lavdi të madhe” (1 Nefi 14:14).
Shihni edhe “Nephi Sees a Vision of Future Events” [“Nefi Sheh një Vegim të Ngjarjeve të Ardhshme”] (material filmik), Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].
Ide për të Mësuarit në Shtëpi dhe në Kishë
Perëndia e dërgoi Jezu Krishtin si shprehje të dashurisë së Tij.
Kur Nefi e pyeti engjëllin rreth kuptimit të pemës në vegimin e Lehit, engjëlli mund të kishte thënë thjesht: “Ajo përfaqëson dashurinë e Perëndisë”. Në vend të kësaj, ai i tregoi Nefit një sërë simbolesh dhe ngjarjesh nga jeta e Shpëtimtarit. Kërkojini këto simbole dhe ngjarje ndërsa lexoni dhe përsiatni vargjet te 1 Nefi 11. Çfarë gjeni që ju ndihmon të kuptoni përse Jezu Krishti është shprehja më e lartë e dashurisë së Perëndisë?
Mund të merrni parasysh të shihni edhe Materiale Filmike nga Bibla te Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] që u përkojnë ngjarjeve që pa Nefi. Si ju ka ndihmuar Shpëtimtari ta ndieni dashurinë e Atit tuaj Qiellor?
Shihni edhe te Suzën H. Porter, “Dashuria e Perëndisë: Më e Gëzueshmja për Shpirtin”, Liahona, nëntor 2021, f. 33–35.
Unë mund të “armatos[em] me drejtësi” dhe fuqi.
Nefi nuk do të jetonte aq gjatë sa të ishte dëshmitar i shumë prej asaj që pa në vegimin e tij. Si mendoni, përse ishte me vlerë për Nefin që t’i dinte këto gjëra? Përse është me vlerë që ju t’i dini ato? Bëjini këto pyetje sa herë që lexoni rreth diçkaje që pa Nefi në vegimin e tij (shihni te 1 Nefi 12–14). Çfarë mbresash merrni rreth rolit tuaj në “vep[rën e] madhe dhe të mrekullueshme” të Zotit? (1 Nefi 14:7.) Cilat janë disa prej gjërave të mëdha dhe të mrekullueshme që ka bërë Ai për ju?
Merreni parasysh veçanërisht premtimin te 1 Nefi 14:14. Si e ka përmbushur Shpëtimtari këtë premtim në jetën tuaj? (Për disa shembuj, shihni te Dejvid A. Bednar, “Me Fuqinë e Perëndisë në Lavdi të Madhe”, Liahona, nëntor 2021, f. 28–30, veçanërisht dy pjesët e fundit.)
Çfarë është “kish[a e] madhe dhe [e] neveritshme” që pa Nefi?
Presidenti Dallin H. Ouks shpjegoi se “kish[a e] madhe dhe [e] neveritshme” që përshkroi Nefi, përfaqëson “çdo filozofi apo organizatë që kundërshton besimin te Perëndia. Dhe ‘robëri[a]’ në të cilën kjo ‘kishë’ kërkon t’i sjellë shenjtorët nuk do të jetë aq shumë kufizimi fizik sesa do të jetë robëria prej ideve të rreme” (“Stand as Witnesses of God”, Ensign, mars 2015, f. 32). Si ju ndihmon Shpëtimtari që ta shmangni dhe të shpëtoni nga robëria e ideve të rreme?
Perëndia do të më përgjigjet po të kërkoj me besim.
A jeni ndier ndonjëherë sikur nuk po merrnit zbulesë vetjake, sikur Perëndia nuk po ju fliste? Çfarë këshille u dha Nefi vëllezërve të vet kur ata u ndien në këtë mënyrë? (Shihni te 1 Nefi 15:1–11.) Si mund ta zbatoni këshillën e Nefit në jetën tuaj?
Mbajtja fort te fjala e Perëndisë më ndihmon t’i rezistoj ndikimit të Satanit.
Nefi shpesh kishte gjëra të ngutshme për t’u thënë vëllezërve të tij. Por ai dukej veçanërisht i pasionuar rreth asaj që ai u tha atyre te 1 Nefi 15:23–25. Cili ishte mesazhi i Nefit dhe pse mendoni se ai e ndiente fuqishëm atë?
Plaku Dejvid A. Bednar dha mësim se “fjala e Perëndisë” mund t’u referohet shkrimeve të shenjta dhe fjalëve të profetëve të gjallë dhe Vetë Jezu Krishtit. Çfarë mendoni se do të thotë të “mbahesh fort” te shkrimet e shenjta dhe fjalët e profetëve të gjallë? Çfarë do të thotë të “mbahesh fort” te Jezu Krishti? Mund të kërkoni përgjigje të mundshme për këto pyetje te mesazhi i Plakut Bednar “Por Ne Nuk ua Vumë Veshin” (Liahona, maj 2022, f. 14–16).
Si ju ndihmon mbajtja fort te fjala e Perëndisë që t’i bëni ballë kundërshtarit? Plotësimi i një tabele si kjo mund të ndihmojë që t’i organizoni mendimet tuaja:
… më ndihmon ta mposht errësirën e tundimit? (Shihni te 1 Nefi 12:17) |
… më ndihmon të mos ia “v[ë] veshin” kotësisë dhe kryelartësisë së botës? (1 Nefi 12:18) | |
Në ç’mënyrë mbajtja fort te shkrimet e shenjta dhe fjalët e profetëve të gjallë … | ||
Në ç’mënyrë mbajtja fort te Shpëtimtari … |
Shihni edhe “Shufra e Hekurt”, Himne, nr. 179; Horhe F. Zebalos, “Ndërtimi i një Jete Qëndrestare ndaj Kundërshtarit”, Liahona, nëntor 2022, f. 50–52.
Ide për Mësimdhënien ndaj Fëmijëve
Ati Qiellor e dërgoi Jezu Krishtin ngaqë Ai më do.
-
Për t’i dhënë mësim Nefit rreth dashurisë së Perëndisë, një engjëll i tregoi Nefit ngjarje nga jeta e Shpëtimtarit. Mund të bëni të njëjtën gjë për fëmijët tuaj, jepuni figura të ngjarjeve që pa Nefi te 1 Nefi 11:20, 24, 27, 31 dhe 33 (shihni te Libri i Figurave Artistike të Ungjillit, nr. 30, 35, 39, 42, 57). Ndërsa i lexoni këto vargje, ndihmojini fëmijët tuaj të gjejnë figurën që përputhet me të. Çfarë mësojmë rreth Jezu Krishtit nga këto vargje dhe figura?
-
Të kënduarit e një kënge si “Ai Dërgoi Birin e Tij” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 20–21) mund t’i ndihmojë fëmijët tuaj ta ndiejnë dashurinë e Perëndisë. Pasi të këndoni, pyetini fëmijët se çfarë mësojnë nga kënga. Çfarë tjetër mësojmë rreth dashurisë së Perëndisë nga 1 Nefi 11:22–23?
Libri i Mormonit na mëson të vërteta të çmuara.
-
Për t’i ndihmuar fëmijët tuaj t’i vlerësojnë të vërtetat “[e] qarta dhe të çmueshme” te Libri i Mormonit, mund të bëni një vizatim dhe t’i ftoni fëmijët tuaj të ndryshojnë apo të heqin pjesë të figurës që ajo të duket ndryshe. Mund ta përdorni këtë për t’u dhënë mësim se disa gjëra në Bibël u ndryshuan dhe u hoqën me kalimin e kohës. Lexoni së bashku te 1 Nefi 13:40 dhe bisedoni rreth mënyrës se si Libri i Mormonit (“këto anale të fundit”) na ndihmon t’i kuptojmë “gjërat e qarta dhe të çmueshme” që humbën nga Bibla (analet e “par[a]”). Çfarë të vërtetash “[të] qarta dhe të çmueshme” keni mësuar nga Libri i Mormonit?
-
Materiali filmik “The Book of Mormon – a Book from God” [“Libri i Mormonit – një Libër nga Perëndia”] (Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]) mund t’i ndihmojë fëmijët tuaj të kuptojnë se pse është e rëndësishme të kemi edhe Biblën, edhe Librin e Mormonit. Fëmijëve mund t’u pëlqejë rikrijimi i ilustrimit të materialit filmik.
Mbajtja fort te fjala e Perëndisë më ndihmon t’i bëj ballë tundimit.
-
Jepuni fëmijëve tuaj një mundësi për të treguar atë që mbajnë mend rreth vegimit të Lehit. Mund të ndihmojë përdorimi i një figure, si ajo në përvijimin e javës së kaluar. Çfarë i pengoi njerëzit që të mos e arrinin pemën? Çfarë i ndihmoi që ta arrinin atë? Mund t’u kërkoni atyre të gjejnë shufrën e hekurit në figurë. Lexoni së bashku te 1 Nefi 15:23–24 për të zbuluar atë që përfaqëson shufra e hekurit dhe mënyrën se si mund të na ndihmojë ajo.