Eja, Më Ndiq
29 Prill–5 Maj. Gjoni 7–10: ‘Unë Jam Bariu i Mirë’


“29 Prill 29–5 Maj. Gjoni 7–10: ‘Unë Jam Bariu i Mirë’” Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: Dhiata e Re 2019 (2019)

“29 Prill 29–5 Maj. Gjoni 7–10”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: 2019

Pamja
Krishti dhe gruaja e kapur në shkelje kurore

Kush Nga Ju Është pa Mëkat, nga Liz Lemon Swindle

29 Prill–5 Maj

Gjoni 7–10

“Unë Jam Bariu i Mirë”

Ndërsa e lexoni Gjonin 7–10, ju mund të merrni mbresa nga Fryma e Shenjtë rreth parimeve doktrinore në këta kapituj. Mbajtja shënim e mbresave tuaja mund t’ju ndihmojë të bëni një plan për të vepruar sipas tyre.

Shënojini Mbresat Tuaja

Megjithëse Jezu Krishti erdhi për t’u sjellë “paqe … njerëzve mbi të cilët qëndron mirëdashja e tij” (Lluka 2:14), pati “përçarje në turmë për shkak të tij” (Gjoni 7:43). Njerëzit që dëshmuan të njëjtat ngjarje dolën në përfundime shumë të ndryshme rreth faktit se kush ishte Jezusi. Disa dolën në përfundimin: “Ai është i mirë”, ndërsa të tjerët thanë: “Ai e mashtron popullin” (Gjoni 7:12). Kur e shëroi një njeri të verbër në ditën e Shabatit, disa ngulën këmbë: “Ky njeri nuk është nga Perëndia, sepse nuk e respekton të shtunën”, ndërkohë që të tjerët pyetën: “Si mund të kryejë shenja të tilla një njeri mëkatar?” (Gjoni 9:16). Prapëseprapë, pavarësisht nga pështjellimi, ata që e kërkuan të vërtetën, e dalluan fuqinë në fjalët e Tij, sepse “asnjeri nuk k[ishte] folur kurrë si ai njeri” (Gjoni 7:46). Kur judenjtë i kërkuan që t’ua “th[oshte] haptas” nëse ai ishte Krishti, Ai zbuloi një parim që mund të na ndihmojë ta dallojmë të vërtetën nga e gabuara: “Delet e mia e dëgjojnë zërin tim”, tha Ai, “unë i njoh ato dhe ato më ndjekin” (Gjoni 10:27).

Pamja
ikona e studimit vetjak

Ide për Studimin Vetjak të Shkrimeve të Shenjta

Gjoni 7:14–17

Ndërsa jetoj të vërtetat e dhëna mësim nga Jezu Krishti, unë do të arrij ta di se ato janë të vërteta.

Judenjtë u mrekulluan që Jezusi dinte kaq shumë, duke qenë se Ai nuk qe i arsimuar (shih vargun 15) – të paktën, jo në mënyrat me të cilat ishin mësuar ata. Në përgjigjen e Jezusit, Ai dha mësim një mënyrë të ndryshme për ta ditur të vërtetën, e cila është në dispozicion për çdokënd, pavarësisht nga arsimi apo formimi kulturor. Sipas Gjonit 7:14–17, si mund të arrini ta dini se doktrina që dha mësim Jezusi është e vërtetë? Si ju ka ndihmuar ky proces për ta zhvilluar dëshminë tuaj për ungjillin?

Gjoni 8:2–11

Mëshira e Shpëtimtarit është në dispozicion për të gjithë njerëzit.

Kur foli për ndërveprimin midis Shpëtimtarit dhe gruas që ishte kapur duke shkelur kurorën, Plaku Dejl G. Renland tha: “Sigurisht, Shpëtimtari nuk e shfajësoi shkeljen e kurorës. Por Ai gjithashtu nuk e dënoi gruan. Ai i dha asaj zemër për ta ndryshuar jetën e vet. Ajo u nxit të ndryshonte për shkak të dhembshurisë dhe mëshirës së Tij. Përkthimi i Biblës prej Joseph Smith-it dëshmon për kthimin e saj, si rrjedhojë, në një dishepulle: ‘Dhe gruaja e përlëvdoi Perëndinë që nga ajo kohë, dhe besoi në emrin e tij’ [shih Gjoni 8:11, shënimi c në fund të faqes]” (“Bariu Ynë i Mirë”, Ensign ose Liahona, maj 2017, f. 30).

Kur jeni ndier si [kjo] grua, duke marrë mëshirë në vend të dënimit nga Shpëtimtari? Kur keni qenë si skribët dhe farisenjtë, duke i akuzuar apo gjykuar të tjerët edhe kur ju vetë nuk jeni pa mëkat? (Shih Gjoni 8:7.) Çfarë tjetër mund të mësoni nga mënyra se si Shpëtimtari ndërveproi me skribët e farisenjtë dhe me gruan e kapur duke shkelur kurorën? Çfarë mësoni rreth faljes së Shpëtimtarit ndërsa i lexoni këto vargje?

Gjoni 8:58–59

Përse judenjtë u fyen kur Jezusi tha: “Para se të kishte lindur Abrahami, unë jam”?

“Unë jam[-i]” është termi që përdori Jehovai për t’ia bërë të njohur Veten e Tij Moisiut, siç shënohet tek Eksodi 3:14. Pra, kur Jezusi tha: “Unë jam”, Ai e përcaktoi Veten e Tij si Jehova, Perëndia i Dhiatës së Vjetër. Judenjtë e konsideronin këtë blasfemi dhe nën ligjin e Moisiut, dënimi ishte vdekje duke e goditur me gurë.

Gjoni 9

Nëpërmjet sfidave tona, Perëndia mund ta shfaqë Veten e Tij në jetën tonë.

Për shkak se pasojat negative shpesh ndjekin mëkatin, ne mund t’i shohim disa nga fatkeqësitë tona si rrjedhojë e gabimeve tona. Gjithsesi, kur dishepujt e Shpëtimtarit hamendësuan se një njeri kishte lindur i verbër për shkak se ai ose prindërit e tij kishin mëkatuar, Jezusi i korrigjoi ata. Si e ndryshojnë fjalët e Shpëtimtarit te Gjoni 9:3 këndvështrimin tuaj rreth sfidave tuaja dhe sfidave të të tjerëve? Ndërsa lexoni te Gjoni 9, përsiatni mbi mënyrën se si “[u] dëft[uan] veprat e Perëndisë” (Gjoni 9:3). Si janë dëftuar ato ndërsa jeni përballur me sfida?

Është gjithashtu interesante të vëmë re se pyetja e dishepujve te Gjoni 9:2 nxori në pah se ata besonin në ekzistencën para lindjes, një doktrinë që kishte humbur për krishterimin gjatë Braktisjes së Madhe, por që u rivendos nëpërmjet Profetit Jozef Smith (shih DeB 93:29; Moisiu 4:1–4; Abraham 3:22–26).

Gjoni 10:16

Kush janë “dele[t e] tjera” të cilat Shpëtimtari i përmendi te Gjoni 10:16?

Kur Shpëtimtari i vizitoi kontinentet amerikane pas Ringjalljes së Tij, Ai shpjegoi se kush janë delet e Tij të tjera (shih 3 Nefi 15:21–16:5).

Pamja
ikona e studimit familjar

Ide për Studimin Familjar të Shkrimeve të Shenjta dhe për Mbrëmjen Familjare

Kur i lexoni shkrimet e shenjta me familjen tuaj, Shpirti mund t’ju ndihmojë të dini se cilat parime të theksoni dhe diskutoni me qëllim që të plotësohen nevojat e familjes suaj. Këtu janë disa sugjerime:

Gjoni 7:24

Si mund ta ndihmoni familjen tuaj që ta kuptojë mësimdhënien e Jezusit te Gjoni 7:24? Një mënyrë është që të dilni jashtë dhe ta bëni pis një pjesëtar të familjes. Çfarë mund të mendojnë të panjohurit për këtë pjesëtar të familjes duke e parë pamjen e tij apo të saj të jashtme? Renditni disa nga cilësitë e mira që ka ky pjesëtar i familjes, të cilat nuk mund të shihen thjesht duke e parë atë (shih edhe 1 Samuelit 16:7).

Gjoni 8:31–36

Si bëhemi ne ndonjëherë shërbëtorë të mëkatit? Cilat të vërteta të dhëna mësim nga Jezusi mund të na bëjnë të lirë?

Pamja
Krishti duke shëruar një burrë të verbër

Jezusi Duke Shëruar të Verbërin, nga Carl Heinrich Bloch

Gjoni 9

Si mund ta ndihmoni familjen tuaj që të përfytyrojë tregimin ku Jezusi shëron një burrë të verbër te Gjoni 9? Ju mund ta interpretoni historinë së bashku ose të shfaqni materialin filmik të titulluar “Jesus Heals a Man Born Blind” [“Jezusi Shëron një Burrë të Lindur të Verbër”] (LDS.org). Ndalojeni historinë nganjëherë në mënyrë që pjesëtarët e familjes të mund t’i lexojë vargjet përkatëse nga Gjoni 9. Ftojini ata të vënë re çfarëdo mësimi që mësojnë nga tregimi, të tillë si ajo se çfarë do të thotë të bëhesh i kthyer në besim në ungjillin e Jezu Krishtit.

Gjoni 10:1–18, 27–29

Për t’i përfshirë pjesëtarët e familjes që të mësojnë nga shëmbëlltyra e Bariut të Mirë, kërkojini secilit prej tyre që të vizatojë një figurë të njërit prej këtyre që vijojnë: një vjedhës, një derë, një bari, një mëditës (një punëtor i punësuar), një ujk dhe një dele. Ftojini ata të lexojnë Gjonin 10:1–18, 27–29, dhe më pas diskutoni si një familje se çfarë dha mësim Shpëtimtari rreth gjërave që ata vizatuan.

Për më shumë ide për mësimdhënien ndaj fëmijëve, shihni përvijimin e kësaj jave tek Eja, Më Ndiq – Për Filloren.

Përmirësimi i Studimit Vetjak

Kërkoni fjalë dhe fraza frymëzuese. Ndërsa lexoni, Shpirti mund të sjellë fjalë ose fraza të caktuara në vëmendjen tuaj që ju frymëzojnë dhe nxitin apo duken sikur janë shkruar pikërisht për ju. Merreni parasysh që ta mbani shënim çdo fjalë apo frazë që ju frymëzon te Gjoni 7–10.

Pamja
Krishti me një qengj

Jo Më të Humbur, nga Greg K. Olsen

Shtyp në Letër