Eja, Më Ndiq
13–19 Maj. Mateu 19–20; Marku 10; Lluka 18: ‘Çfarë më Mungon Tjetër?’


“13–19 Maj. Mateu 19–20; Marku 10; Lluka 18: ‘Çfarë më Mungon Tjetër?’” Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: Dhiata e Re 2019 (2019)

“13–19 Maj. Mateu 19–20; Marku 10; Lluka 18”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: 2019

punëtorë në vresht

13–19 Maj

Mateu 19–20; Marku 10; Lluka 18

“Çfarë më Mungon Tjetër?”

Lexojini dhe përsiatini Mateun 19–20; Markun 10 dhe Llukën 18, duke u kushtuar vëmendje nxitjeve që merrni. Mbajini shënim ato nxitje dhe përcaktoni se si do të veproni sipas tyre.

Shënojini Mbresat Tuaja

Po të kishit mundësi t’i bënit një pyetje Shpëtimtarit, cila do të ishte ajo? Kur një i ri pasanik u takua me Shpëtimtarin për herë të parë, ai e pyeti: “Çfarë të mire duhet të bëj që të kem jetë të përjetshme?” (Mateu 19:16). Përgjigjja e Shpëtimtarit tregoi si vlerësimin për gjërat e mira që i kishte bërë tashmë i riu, ashtu edhe nxitje plot dashuri për të bërë më shumë. Kur e përsiatim mundësinë e jetës së përjetshme, ne mund ta pyesim veten në mënyrë të ngjashme nëse ka diçka më shumë që duhet ta bëjmë. Kur pyesim, sipas vetë mënyrës sonë: “Çfarë më mungon tjetër?” (Mateu 19:20), Zoti mund të na japë përgjigje që janë po aq vetjake sa përgjigjja e Tij dhënë të riut pasanik. Çfarëdo gjëje që Zoti na kërkon të bëjmë, duke vepruar sipas përgjigjes së Tij, gjithmonë do të kërkojë që ne të mirëbesojmë tek Ai më shumë sesa te vetë drejtësia jonë (shih Lluka 18:9–14) dhe që ne ta “prano[jmë] mbretërinë e Perëndisë si një fëmijë i vogël” (Lluka 18:17; shih edhe 3 Nefi 9:22).

ikona e studimit vetjak

Ide për Studimin Vetjak të Shkrimeve të Shenjta

Mateu 19:1–9; Marku 10:1–12

Martesa midis një burri dhe një gruaje është shuguruar nga Perëndia.

Ky shkëmbim midis Shpëtimtarit dhe farisenjve është njëri nga disa raste të shënuara në të cilat Shpëtimtari dha mësim posaçërisht rreth martesës. Pas leximit të Mateut 19:1–9 dhe Markut 10:1–12, bëni një listë të disa thënieve që e ndieni se përmbledhin pikëpamjet e Zotit mbi martesën. Më pas studioni “Marriage” [“Martesa”] te Gospel Topics [Temat e Ungjillit], topics.lds.org dhe shtoni thënie të tjera në listën tuaj ndërkohë që i zbuloni. Si ju ndihmon dituria juaj mbi planin e Atit për shpëtimin që ta kuptoni përse martesa midis një burri dhe një gruaje shugurohet nga Perëndia?

çift i moshuar përpara një tempulli

Martesa e përjetshme është pjesë e planit të Perëndisë.

Ju mund të njihni njerëz që nuk janë dakord me standardet e Zotit lidhur me martesën ose i kundërshtojnë ato. Për një përshkrim të dobishëm të mënyrës se si të kemi një bashkëbisedim plot respekt me ta, shihni materialin filmik “Everyday Example: When Beliefs Are Questioned” [“Shembulli i Përditshëm: Kur Bindjet Vihen në Pikëpyetje”] (LDS.org).

Mateu 19:3–9; Marku 10:2–12

A dha mësim Jezusi se divorci nuk është kurrë i pranueshëm apo që njerëzit e divorcuar nuk duhet të martohen sërish?

Në një fjalim lidhur me divorcin, Plaku Dallin H. Ouks dha mësim se Ati Qiellor synon që marrëdhënia martesore të jetë e përjetshme. Sidoqoftë, Perëndia gjithashtu e kupton se “për shkak të ngurtësisë së zemrave [tona]” (Mateu 19:8), përfshirë zgjedhjet jo të mira dhe egoizmin e njërit apo të dy bashkëshortëve, divorci nganjëherë është i domosdoshëm.

Plaku Ouks shpjegon se Zoti “e lejon njeriun e divorcuar që të martohet përsëri pa njollën e imoralitetit të përmendur në ligjin më të lartë. Në qoftë se një anëtar/e i/e divorcuar nuk ka kryer shkelje të rënda, ai ose ajo mund të ketë të drejtën për një rekomandim tempulli sipas të njëjtave standarde të denjësisë që gjejnë zbatim për anëtarët e tjerë” (“Divorce”, Ensign ose Liahona, maj 2007, f. 70).

Shih edhe “Divorce” [“Divorci”], Gospel Topics [Temat e Ungjillit], topics.lds.org.

Mateu 19:16–22; Marku 10:17–22; Lluka 18:18–23

Nëse i kërkoj Zotit, Ai do të më mësojë atë që kam nevojë të bëj për të trashëguar jetë të përjetshme.

Tregimi i të riut pasanik mund ta bëjë të shqetësohet edhe dishepullin që ka qenë besnik gjatë gjithë jetës. Ndërsa lexoni Markun 10:17–22, çfarë prove gjeni për besnikërinë dhe sinqeritetin e të riut?

Ashtu si i riu pasanik, ne të gjithë jemi të papërsosur dhe të paplotë, prandaj si dishepuj duhet të pyesim: “Çfarë më mungon tjetër?” – dhe duhet ta bëjmë atë pyetje gjatë gjithë jetës sonë. Vini re që përgjigjja jepet nga dashuria e Atij i cili na sheh sikurse vërtet jemi (shih Marku 10:21). Çfarë mund të bëni për t’u përgatitur që ta pyetni Zotin se çfarë ju mungon – dhe ta pranoni përgjigjen e Tij?

Shih edhe Leri R. Lorens, “Çfarë më Mungon Tjetër?” Ensign ose Liahona, nëntor 2015, f. 33–35; S. Mark Palmer, “Atëherë Jezusi e Vështroi në Fytyrë, Ndjeu Dashuri për Të”, Ensign ose Liahona, maj 2017, f. 114–116.

Mateu 20:1–16

Çdo njeri mund ta marrë bekimin e jetës së përjetshme, pavarësisht se kur e pranon ungjillin.

A shihni te vetja juaj ndonjë lidhje me përvojën e ndonjërit prej punëtorëve në vresht? Çfarë mësimesh gjeni për veten tuaj në këtë fragment? Mesazhi i Plakut Xhefri R. Holland “Punëtorët në Vresht” (Ensign ose Liahona, maj 2012, f. 31–33) mund t’ju ndihmojë të shihni mënyra të reja për ta vënë në jetë këtë shëmbëlltyrë. Çfarë nxitjesh shtesë ju jep Shpirti?

ikona e studimit familjar

Ide për Studimin Familjar të Shkrimeve të Shenjta dhe për Mbrëmjen Familjare

Kur i lexoni shkrimet e shenjta me familjen tuaj, Shpirti mund t’ju ndihmojë ta dini se cilat parime të theksoni dhe diskutoni me qëllim që të plotësohen nevojat e familjes suaj. Këtu janë disa sugjerime:

Mateu 19:1–9; Marku 10:1–12

A do të përfitonte familja juaj nga diskutimi i mësimeve të Perëndisë rreth martesës dhe familjes? Nëse po, ju mund të lexoni materialin “Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës” (Ensign ose Liahona, nëntor 2010, f. 129; Liahona, maj 2017, f. 145.) Si ndihmojnë mësimet e dhëna në proklamatën për të larguar pështjellimin dhe gënjeshtrat në mesazhet e botës lidhur me martesën dhe familjen?

Marku 10:23–27

Cili është ndryshimi midis pasjes së pasurisë dhe mbështetjes te pasuria? (shih Marku 10:23–24). Ndërsa lexoni vargun 27, ju mund të doni të vini në dukje Përkthimin prej Joseph Smith-it: “Me njerëz që mbështeten te pasuria, është e pamundur; por jo e pamundur me njerëz që mbështeten te Perëndia dhe i lënë të gjitha për hirin tim, sepse me të tillë të gjitha këto gjëra janë të mundshme” (te Marku 10:27, poshtëshënimi a [botimi anglisht]).

Mateu 20:1–16

Për t’i ilustruar parimet që janë te Mateu 20:1–16, ju mund të krijoni një konkurrim të thjeshtë, të tillë si një garë të shkurtër vrapimi, dhe premtoni që fituesi do të marrë një çmim. Pasi çdo njeri ta ketë përfunduar konkurrimin, jepini kujtdo të njëjtin çmim, duke filluar nga personi i cili mbaroi i fundit, dhe duke mbaruar te personi që mbaroi i pari. Çfarë na mëson kjo rreth atij që i merr bekimet e jetës së përjetshme në planin e Atit Qiellor?

Mateu 20:25–27; Marku 10:42–45

Cili është kuptimi i frazës “kushdo prej jush që do të dojë të jetë i pari, qoftë skllavi juaj”? (Mateu 20:27). Si e mishëroi Jezu Krishti këtë parim? Si mund ta ndjekim shembullin e Tij në familjen tonë, në lagjen apo degën tonë dhe në lagjen tonë të banimit?

Lluka 18:1–14

Çfarë mësojmë rreth lutjes prej dy shëmbëlltyrave në këto vargje?

Për më shumë ide për mësimdhënien ndaj fëmijëve, shihni përvijimin e kësaj jave tek Eja, Më Ndiq – Për Filloren.

Përmirësimi i Studimit Vetjak

Gjeni një orë që ju përshtatet. Është shpesh më e lehtë të mësoni kur mund t’i studioni shkrimet e shenjta pa u ndërprerë. Gjeni një orë që ju përshtatet dhe bëni më të mirën që të studioni vazhdimisht në atë orë çdo ditë.

Krishti dhe i riu pasanik

Krishti dhe Sunduesi i Ri Pasanik, nga Heinrich Hofmann