Eja, Më Ndiq
13–19 Maj. Mateu 19–20; Marku 10; Lluka 18: ‘Çfarë më Mungon Tjetër?’


“13–19 Maj. Mateu 19–20; Marku 10; Lluka 18: ‘Çfarë më Mungon Tjetër?’” Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Dhiata e Re 2019 (2019)

“13–19 Maj. Mateu 19–20; Marku10; Lluka 18”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: 2019

punëtorë në vresht

13–19 Maj

Mateu 19–20; Marku 10; Lluka 18

“Çfarë më Mungon Tjetër?”

Lexoni Mateun 19–20; Markun 10 dhe Llukën 18, duke mbajtur në mendje fëmijët të cilëve u jepni mësim. Mbajeni shënim ndonjë nxitje që merrni. Përgatitja juaj do t’ju ndihmojë t’u mësoni fëmijëve atë që kanë nevojë ta dinë nga këta kapituj.

Shënojini Mbresat Tuaja

ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Ftojini fëmijët t’i tregojnë klasës diçka që e pëlqejnë shumë rreth familjes së tyre. Ju mund t’u kërkoni prindërve të fëmijëve që t’u japin fëmijëve fotografi të familjeve të tyre për t’ua treguar klasës.

ikona e mësimdhënies

Jepni Mësim Doktrinën

Fëmijët Më të Vegjël

Marku 10:6–8

Ati Qiellor dëshiron që ne të martohemi në tempull dhe të kemi familje të përjetshme.

Si mund të përfitojnë fëmijët të cilëve u jepni mësim, prej të mësuarit rreth doktrinës së martesës së përjetshme? Mund të jetë e dobishme t’i referoheni dokumentit “Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës” ( Ensign ose Liahona, nëntor 2010, f. 129.)

Veprimtari të Mundshme

  • Lexojuni fëmijëve Markun 10:6–8 dhe paraqitni një figurë të një çifti të martuar. Kërkojuni fëmijëve të tregojnë me gisht drejt burrit dhe gruas kur ju dëgjojnë të lexoni fjalët mashkull dhe femër. Shpjegoni se Ati Qiellor ka si qëllim që një burrë dhe një grua të martohen me njëri-tjetrin (shih Zanafilla 1:27–28).

  • Paraqitni figurën e një familjeje dhe të një tempulli. Shpjegoni se Ati Qiellor dëshiron që ne të vulosemi me familjet tona në tempull që të mund të jemi me ta përgjithmonë. Jini të ndjeshëm ndaj fëmijëve prindërit e të cilëve ende nuk janë vulosur.

  • Këndoni “A Happy Family” [“Familje e Lumtur”], Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], f. 198. Ftojini fëmijët të tregojnë me gisht drejt vetes sa herë që këndojnë “dua”, “duam” dhe “do”. Kjo veprimtari mund të përsëritet disa herë. Ftojini fëmijët të tregojnë gjëra argëtuese që i kanë bërë me familjet e tyre. Përse janë ata mirënjohës për familjet e tyre?

  • Këndoni një këngë rreth tempujve ose familjeve, të tillë si “I Love to See the Temple” [“Tempullin Shum’ Dua t’Shoh”], Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], f. 95 ose “Familjet Mund t’Jen’ Bashk’ Përgjithmon’”, Himne, f. 195. Lërini fëmijët të mbajnë figura të tempujve ose familjeve dhe ftojini që t’i ngrenë lart figurat e tyre kur këndojnë fjalët “tempull” ose “familje”. Përse është e rëndësishme që të martohemi në tempull?

çift i moshuar përpara një tempulli

Martesa e përjetshme është pjesë e planit të Perëndisë.

Marku 10:13–16

Jezusi dëshiron që fëmijët e vegjël të vijnë tek Ai, që të mund t’i bekojë ata.

Ky tregim jep një mundësi për t’i ndihmuar fëmijët që ta ndiejnë sesa shumë i do ata Jezusi.

Veprimtari të Mundshme

  • Me vetë fjalët tuaja, tregoni rrëfimin te Marku 10:13–16. Ju gjithashtu mund të shfaqni materialin filmik “Suffer the Little Children to Come unto Me” [“I Lini Fëmijët e Vegjël të Vijnë tek Unë”] (LDS.org). Kur e kanë ndier fëmijët dashurinë e Jezusit për ta? Jepuni fëmijëve dëshminë tuaj se Jezusi i do dhe dëshiron t’i bekojë ata.

  • Paraqitni figurën Krishti dhe Fëmijët (Libri i Figurave Artistike të Ungjillit, nr. 47). Shpjegoni që nëse duam të jemi si fëmijët e ulur pranë Jezusit, atëherë ne mund t’i ndjekim urdhërimet e Tij dhe ta duam Atë dhe njerëzit e tjerë. Çfarë mund të bëjnë fëmijët që të jenë si fëmijët e ulur pranë Jezusit?

  • Lërini fëmijët të vizatojnë piktura të vetes së tyre duke u bekuar nga Jezusi (shih Marku 10:16).

Marku 10:17–22

Nëse iu bindemi urdhërimeve, ne mund të marrim jetë të përjetshme.

Jezusi i mësoi të riut pasanik se që të fitonte jetë të përjetshme – një jetë siç e ka Ati Qiellor – ai duhej t’iu bindej urdhërimeve.

Veprimtari të Mundshme

  • Lexojeni me fëmijët historinë e të riut pasanik te Marku 10:17–22. (Shih edhe “Kapitulli 42: I Riu i Pasur”, Tregime nga Dhjata e Re, f. 105–106, ose materialin filmik përkatës te LDS.org.) Kërkojuni atyre të dëgjojnë për atë që Jezusi i tha të bënte të riut dhe mënyrën se si u përgjigj i riu.

  • Tregoni një ose më shumë histori rreth fëmijëve që kërkojnë këshillë ose drejtim nga prindërit e tyre, por nuk i ndjekin ato ose nuk binden. Cilat janë disa gjëra që Ati Qiellor na kërkon të bëjmë? Si ndihemi kur iu bindemi urdhërimeve të Tij?

  • Tregoni përvoja kur morët nxitje vetjake që të bënit diçka që të ishit më të mirë.

ikona e mësimdhënies

Jepni Mësim Doktrinën

Fëmijët Më të Mëdhenj

Marku 10:6–8

Ati Qiellor dëshiron që ne të martohemi në tempull dhe të kemi familje të përjetshme.

Gjërat që Jezusi i dha mësim rreth martesës mund t’i ndihmojnë fëmijët kur përballen me mesazhe kundërshtuese në botë.

Veprimtari të Mundshme

  • Vëreni njërin prej fëmijëve të lexojë me zë të lartë Markun 10:6–8. Vini re se bashkohet do të thotë “ngjitet” ose “mbahet fort pas” diçkaje. Përse është e rëndësishme që bashkëshortët dhe bashkëshortet të bashkohen së bashku, ta duan njëri-tjetrin dhe të punojnë si partnerë?

  • Lexojeni thënien vijuese nga “Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës” dhe ndihmojini fëmijët të kuptojnë se çfarë do të thotë ajo: “Gjinia është një karakteristikë thelbësore e identitetit dhe qëllimit individual të jetës para lindjes, të jetës së vdekshme dhe asaj të përjetshme”.

  • Kërkojuni fëmijëve t’ju ndihmojnë të mendoni për përgjigje ndaj pyetjeve të tilla si: “Përse janë familjet të rëndësishme në Kishë?” ose “Përse është e rëndësishme për ju që të martoheni në tempull?” Këndoni së bashku “Familjet Mund t’Jen’ Bashk’ Përgjithmon’”, Himne, f. 195. Jepuni fëmijëve dëshminë tuaj për martesën e përjetshme dhe familjen. Ftojini edhe ata të japin dëshmitë e tyre.

  • Ftojeni secilin prej fëmijëve të lexojë një shkrim të shenjtë nga kjo listë: Marku 10:6–8; 1 Korintasve 11:11; DeB 42:22; 131:1–4 dhe Moisiu 3:18, 21–24. Çfarë na mësojnë këto shkrime të shenjta rreth martesës?

Marku 10:17–22

Jezusi mund të më ndihmojë të di se çfarë më nevojitet të bëj që të përparoj.

I riu pasanik e kërkoi Jezusin dhe mori udhëzim të veçantë që kishte për qëllim të jepej posaçërisht për të. Si mund t’i frymëzoni fëmijët që të kërkojnë udhërrëfim të ngjashëm në vetë jetën e tyre?

Veprimtari të Mundshme

  • Kërkojuni fëmijëve të gjejnë një varg te Marku 10:17–22, i cili përshkruan figurën në përvijimin e mësimit të kësaj jave te manuali Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet. Shpjegoni se këshilla që Jezusi ia dha të riut, ishte vetjake dhe ne të gjithë mund të marrim drejtim vetjak nga Zoti nëpërmjet Shpirtit.

  • Lexoni së bashku Markun 10:17–22. Ftojini fëmijët të shkruajnë në tabelë urdhërimet që Shpëtimtari i tha të riut pasanik t’u bindej (shih vargu 19). Çfarë tjetër duhej të bënte ai? (Shih vargun 21). Nxitini fëmijët të mendojnë rreth gjërave që mund të kenë nevojë të fillojnë t’i bëjnë ose të mos i bëjnë më për ta ndjekur më mirë Jezusin. Cilat janë disa mënyra se si mund të gjejmë atë që Jezusi dëshiron që ne të bëjmë?

ikona e të mësuarit

Nxitni të Mësuarin në Shtëpi

Ftojini fëmijët t’u tregojnë familjeve të tyre përse janë mirënjohës për to, ndoshta duke shkruar një shënim për t’ua dhënë prindërve të tyre ose duke dhënë dëshminë e tyre për familjet gjatë mbrëmjes familjare.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Kushtojuni vëmendje fëmijëve. Si po u përgjigjen fëmijët në klasën tuaj veprimtarive për të mësuar? Nëse nuk duken të përfshirë, mund të jetë koha që të provoni një veprimtari tjetër ose të bëni një ecje të shkurtër, pa zhurmë. Nga ana tjetër, nëse vini re që fëmijët janë të përfshirë dhe po mësojnë nga një pjesë e caktuar e mësimit, mos ndieni detyrim që të vazhdoni më tej thjesht që të siguroheni se po e trajtoni të gjithë materialin mësimor.