Kapitulli 42I Riu i PasurNjë ditë një i ri pasanik erdhi tek Jezusi dhe e pyeti Atë se çfarë duhet të bënte që të shkonte në qiell.Marku 10:17Shpëtimtari i tha atij që të donte dhe të nderonte babanë e nënën e tij dhe të mos vriste njeri apo të gënjente apo të vidhte. I riu pasanik tha se ai gjithnjë u ishte bindur urdhërimeve.Marku 10:19-20Jezusi i tha të riut që ai kishte nevojë të bënte edhe një gjë tjetër. Ai duhej të shiste gjithçka që kishte dhe t’ua jepte paratë të varfërve. Pastaj i riu duhej të ndiqte Atë.Marku 10:21I riu pasanik nuk donte të jepte gjithçka që kishte. Ai i donte gjërat që kishte më shumë se sa Perëndinë. I riu u largua i mërzitur.Marku 10:22Shpëtimtari u tha dishepujve të Tij se është e vështirë që ata që duan pasuritë të shkojnë në qiell. Dishepujt nuk kuptuan. Ata pyetën se kush mund të jetojë me Perëndinë. Jezusi tha se njerëzit që besojnë në Perëndi dhe që e duan Atë më shumë se çdo gjë tjetër mund të jetojnë me Të në qiell.Marku 10:23-30 (shih passhënimin 27a)