Kapitulli 60Pjetri Sjell Tabitën Përsëri në JetëNjë grua e mirë me emrin Tabita jetonte në qytetin e Jopës. Ajo ishte një pasuese e Jezu Krishtit. Ajo ndihmoi shumë njerëz dhe bëri shumë gjëra të mira.Veprat e Apostujve 9:36Ajo u sëmur dhe vdiq.Veprat e Apostujve 9:37Miqtë e saj thirrën Pjetrin. Kur shkoi atje, ai u kërkoi miqve të Tabitas të dilnin nga dhoma.Veprat e Apostujve 9:38-40Pjetri u gjunjëzua dhe u lut, pastaj i tha Tabitas të çohej. Ajo hapi sytë dhe u ngrit.Veprat e Apostujve 9:40Pjetri e ndihmoi të qëndronte në këmbë. Ai thirri miqtë e saj. Ata erdhën dhe panë se ajo ishte gjallë. Pjetri kishte përdorur fuqinë e priftërisë për ta rikthyer Tabitën në jetë. Shumë njerëz në Jopë besonin në Jezu Krisht kur mësonin për kthimin në jetë të Tabitës.Veprat e Apostujve 9:41-42