Kapitulli 22Burri me një Shpirt të KeqNjë burrë që jetonte në një varrezë pranë Detit të Galilesë kishte një shpirt të keq që e bënte të vepronte egërsisht. Njerëzit e lidhnin atë me zinxhirë për ta mbajtur nën kontroll, por ai i këpuste zinxhirët.Marku 5:1-4Burri e kalonte gjithë ditën dhe natën nëpër male dhe shpella. Ai qante gjithë kohën dhe e rrihte veten me gurë.Marku 5:5Një ditë Jezusi dhe dishepujt e Tij kaluan Detin e Galilesë me një barkë. Kur Shpëtimtari zbriti nga barka burri vrapoi tek Ai.Marku 5:1-2Jezusi i tha shpirtit të keq të dilte nga burri. Shpirti i keq e dinte që Jezusi ishte Biri i Perëndisë. Ai i kërkoi Jezusit të mos e dëmtonte.Marku 5:7-8Kur Shpëtimtari e pyeti shpirtin e keq për emrin, ai tha: “Unë quhem Legjion”, që do të thotë se si ai janë ka shumë. Shumë shpirtra të këqij kishte tek njeriu. Ata i kërkuan Jezusit t’i lejonte të futeshin në trupat e disa derrave atje pranë.Marku 5:9-12Jezusi pranoi. Shpirtrat e këqij dolën nga njeriu dhe shkuan në trupat e rreth 2000 derrave. Derrat vrapuan poshtë malit në det dhe u mbytën.Marku 5:13Burri që kujdesej për derrat vrapoi në qytet dhe u tregoi njerëzve çfarë kishte ndodhur. Njerëzit erdhën dhe panë Jezusin dhe njeriun e keq. Por njeriu nuk ishte më i egër.Marku 5:14-15Kjo i bëri njerëzit të kishin frikë nga Jezusi. Ata i kërkuan Atij të largohej. Ai u kthye në barkë.Marku 5:15-18Njeriu që u shërua donte të shkonte me Të. Shpëtimtari i tha atij të shkonte më mirë në shtëpi dhe t’u tregonte miqve të tij se çfarë i kishte ndodhur.Marku 5:18-19Njeriu u tregoi miqve të tij dhe ata u habitën me forcën e madhe të Jezusit.Marku 5:20