Kapitulli 59Sauli Mëson mbi JezusinSauli kishte parë njerëzit të vrisnin Stefanin. Një ditë Sauli po shkonte për në qytetin e Damaskut me disa miq. Ai donte të fuste disa dishepuj të Krishtit në burg.Veprat e Apostujve 7:58; 9:1-2Befas një dritë e shkëlqyer nga qielli e rrethoi. Ai ra përtokë. Pastaj Sauli dëgjoi zërin e Jezusit ta pyeste pse po përpiqej të dëmtonte shenjtorët. Sauli u tremb. Ai e pyeti Jezusin se çfarë duhej të bënte. Shpëtimtari i tha Saulit se duhej të shkonte në Damask. Atje Saulit do t’i tregonin se çfarë duhej të bënte.Veprat e Apostujve 9:3-6Sauli hapi sytë, por nuk mund të shihte. Ai ishte i verbër. Miqtë e tij e çuan në Damask.Veprat e Apostujve 9:8-9Një dishepull i Jezu Krishtit i quajtur Anania jetonte në Damask. Në një vegim, Jezusi i tha Ananias të shkonte tek Sauli.Veprat e Apostujve 9:10-11Anania kishte priftërinë. Ai vendosi duart e tij mbi kokën e Saulit dhe e bekoi atë që drita t’i rikthehej Saulit. Pasi u shërua, Sauli u pagëzua dhe mori dhuratën e Frymës së Shenjtë.Veprat e Apostujve 9:17-18Sauli e ndryshoi emrin në Pal. Ai u thirr për të qenë një Apostull. Ai u bë misionar për Kishën. Ai shkroi shumë letra. Ai shkoi në shumë vende dhe dha mësime për ungjillin.Veprat e Apostujve 26:16-23; Romakëve 1:1