Kapitulli 44Shpëtimtari Shkon në JeruzalemDisa njerëz u thanë priftërinjve dhe farisenjve se Jezusi e kishte kthyer Llazarin përsëri në jetë. Farisenjtë menduan se kushdo do të besonte tek Jezusi. Ata kishin frikë se askush nuk do t’i dëgjonte ata.Gjoni 11:46-48Farisenjtë planifikuan një mënyrë për ta vrarë Jezusin. Ata pritën për Të që të vinte në Jeruzalem për festën e pashkës së hebrenjve.Gjoni 11:49-51, 55-57Jezusi shkoi në Jeruzalem. Shumë njerëz dëgjuan se Ai po vinte dhe shkuan Ta takonin. Jezusi hyri në qytet hipur mbi një kërriç. Një profet kishte shkruar se Biri i Perëndisë do ta bënte këtë. Shumë njerëz besuan se Jezusi ishte Biri i Perëndisë. Ata vendosën degë palme dhe disa nga rrobat e tyre në tokë që Ai të kalonte mbi to. Ata thirrën hosana (rroftë) dhe thanë se Jezusi ishte mbreti i tyre.Zakaria 9:9; Mateu 21:4-9; Gjoni 12:1, 12-15Njerëzit në Jeruzalem erdhën të shihnin se çfarë po ndodhte. Ata pyetën se kush ishte Jezusi. Ata pyetën se kush ishte Jezusi.Mateu 21:10-11Farisenjtë ishin egërsuar. Ata nuk donin që njerëzit të besonin se Jezusi ishte Shpëtimtari. Jezusi e dinte se farisenjtë donin Ta vrisnin.Gjoni 11:53; 12:19, 23Jezusi u tha dishepujve të Tij se Ai së shpejti do të vdiste. Ai do të vuante për mëkatet e të gjithë njerëzve dhe pastaj do të vdiste mbi një kryq. Ai ishte Shpëtimtari i botës. Kjo ishte arsyeja pse Ai kishte ardhur në tokë.Gjoni 12:23-25, 27, 32-33, 47