Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 58: Simoni dhe Priftëria


Kapitulli 58

Simoni dhe Priftëria

People in Samaria listening to the gospel - ch.-1

Shumë njerëz në Samari e dëgjuan dhe e besuan ungjillin. Ata u pagëzuan, por ata nuk e kishin Frymën e Shenjtë.

Peter and John give the gift of the Holy Ghost to the members in Samaria. - ch.-2

Pjetri dhe Gjoni shkuan në Samari. Ata vendosën duart mbi kokat e njerëzve dhe u dhanë atyre Frymën e Shenjtë.

Simon asks Peter and John for the priesthood and offers them money. - ch.-3

Një burrë me emrin Simon pa Pjetrin dhe Gjonin që u jepnin njerëzve dhuratën e Frymës së Shenjtë. Simoni e dinte se dy Apostujt mund t’ua jepnin njerëzve dhuratën e Frymës së Shenjtë sepse ata kishin priftërinë. Ai donte gjithashtu të kishte priftërinë.

Peter tells Simon that the priesthood is only given to righteous men and tells him to repent. - ch.-4

Ai i ofroi Pjetrit dhe Gjonit para për atë. Pjetri i tha Simonit se askush nuk mund ta blinte priftërinë. Perëndia ua jep atë burrave të drejtë. Pjetri e dinte se Simoni nuk ishte i drejtë Ai i tha atij të pendohej.