Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 24: Bija e Jairit Ngjallet


Kapitulli 24

Bija e Jairit Ngjallet

Jairus comes to see Jesus - ch.22-1

Një ditë Jairi, kryetari i një sinagoge ra tek këmbët e Shpëtimtarit.

Jairus begs Jesus to bless his daughter so that she will not die - ch.22-2

Jairi tha se bija e tij 12-vjeçare ishte shumë sëmurë. Ai iu lut Jezusit të vinte dhe ta bekonte atë. Ai besonte se Jezusi mund ta bënte atë më mirë.

As Jesus accompanies Jairus home He is stopped by other people - A messenger tells Jairus that his daughter is dead - ch.22-3

Jezusi filloi të ndjekë Jairin për në shtëpi, por Ai u ndal për të shëruar një grua. Ndërsa po i fliste asaj, dikush erdhi që t’i tregonte Jairit se ishte tepër vonë – vajza e tij kishte vdekur.

Jesus tells Jairus to not be sad but believe in Him - ch.22-4

Jezusi e dëgjoi çfarë u tha. Ai i tha Jairit të mos kishte frikë por të besonte tek Ai.

Jesus, Peter, James and John arrive at Jairus' house - ch.22-5

Pastaj Jezusi shkoi me Jairsin në shtëpinë e këtij. Shtëpia ishte plot me njerëz që po qanin për shkak të vdekjes së vajzës së vogël.

Jesus tells the people in Jairus' house that the girl is not dead but sleeping - ch.22-6

Jezusi u tha atyre që vajza nuk kishte vdekur por po flinte. Njerëzit qeshën me Të. Ata ishin të sigurt se vajza kishte vdekur.

Jesus and others go to the room where the daughter of Jairus is lying - ch.22-7

Shpëtimtari u tha të gjithëve të dilnin nga shtëpia përveç dishepujve të Tij, Jairit dhe bashkëshortes së Jairit. Ata shkuan në dhomën ku gjendej e shtrirë vajza e vogël.

Jesus raises Jairus' daughter - ch.22-8

Jezusi e mori vajzën nga dora. Ai i tha asaj të ngrihej. Ajo u ngrit dhe eci. Prindërit e saj u habitën. Jezusi u tha atyre të mos i thoshin njeriu për çka kishte ndodhur. Pastaj Ai u tha prindërve të saj t’i jepnin vajzës diçka për të ngrënë.