Kapitulli 26Jezusi Fal një GruaNjë farise i kërkoi Shpëtimtarit të shkonte te shtëpia e tij dhe të hante me të.Lluka 7:36Një grua që kishte shumë mëkate jetonte në qytet. Ajo e dinte se Jezusi po hante tek shtëpia e fariseut. Ajo donte të bënte diçka të veçantë për Jezusin.Lluka 7:37Ajo u gjunjëzua dhe i lau këmbët Shpëtimtarit me lotët e saj. Pastaj ajo i fshiu këmbët e Tij me flokët e saj dhe i puthi ato. Ajo i leu ato me vaj aromatik. Fariseu e dinte se gruaja kishte bërë shumë gjëra që ishin të gabuara. Ai mendoi se Jezusi nuk duhej ta kishte lejuar gruan ta prekte Atë.Lluka 7:38-39Shpëtimtari e dinte se çfarë po mendonte fariseu. Ai i tha fariseut që gruaja kishte bërë më shumë për t’u kujdesur për Të se sa fariseu. Fariseu nuk i kishte dhënë Jezusit ujë për të larë këmbët e Tij apo vaj për kokën e Tij, siç bëhej shpesh për miqtë.Lluka 7:44-46Jezusi i tha fariseut se mëkatet e gruas ishin falur sepse ajo e donte Shpëtimtarin dhe kishte besim tek Ai. Jezusi i tha gruas të shkonte në paqe.Lluka 7:47-50; Doktrina e Besëlidhje 58:42-43; Jezusi Krishti, 262-63