Kapitulli 1Elizabeta dhe ZakariaZakaria dhe bashkëshortja e tij, Elizabeta, ishin hebrenj që jetonin pranë Jeruzalemit. Ata u bindeshin urdhërimeve të Perëndisë. Për shumë vite ata u lutën të kishin një fëmijë. Kur u moshuan, ata akoma nuk kishin fëmijë.Lluka 1:5-7, 13Zakaria ishte prift në tempull. Një ditë një engjëll i quajtur Gabriel erdhi tek ai. Gabrieli tha se Perëndia do t’u përgjigjej lutjeve të Zakarias dhe Elizabetës. Ata do të kishin një fëmijë. Gabrieli tha se ata duhet t’i vinin fëmijës emrin Gjon.Lluka 1:8-13, 19Gabrieli tha se Gjoni do të ishte një profet i drejtë i Perëndisë. Ai do t’i mësonte njerëzit rreth Jezu Krishtit.Lluka 18:15-17Zakaria nuk i besoi engjëllit. Elizabeta ishte tepër e moshuar për të bërë fëmijë. Gabrieli tha se për shkak se ai nuk besoi çka kishte premtuar Perëndia, Zakaria nuk do të ishte në gjendje të fliste derisa Gjoni të lindej.Lluka 1:18-20