Kapitulli 56Pjetri Shëron një BurrëNjë njeri që nuk ecte dot, e çonin çdo ditë për në tempull. Ai ulej tek portat e tempullit dhe kërkonte para. Një ditë ai pa Pjetrin dhe Gjonin që do të futeshin në tempull.Veprat e Apostujve 3:1-3Ai u kërkoi Pjetrit dhe Gjonit para. Pjetri tha se ai nuk kishte para. Pjetri tha se ai do t’i jepte diçka tjetër burrit.Veprat e Apostujve 3:3, 6Pjetri e bekoi burrin në emër të Jezu Krishtit dhe e shëroi atë. Pastaj ai e ndihmoi burrin të ngrihej.Veprat e Apostujve 3:6-7Burri eci për herë të parë në jetën e tij. Shumë njerëz e panë burrin të ecte dhe të çalonte. Ata e dinin se kjo ishte një mrekulli. Ata e dinin se Pjetri kishte fuqinë e Perëndisë. Pjetri u tregoi atyre se Jezu Krishti i kishte dhënë atij fuqinë të shëronte burrin. Pjetri ishte një misionar i madh. Ai ndihmoi shumë njerëz të besonin dhe të ndiqnin Jezu Krishtin.Veprat e Apostujve 3:8-13, 16; 4:4