Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 13: Jezusi dhe Shtëpia e Atit të Tij Qiellor


Kapitulli 13

Shtëpia e Jezusit dhe e Atit të Tij Qiellor

Jesus goes to the temple in Jerusalem - ch.13-1

Jezusi shkoi në tempull në Jeruzalem. Shumë njerëz ishin atje për të bërë flijim duke therur një kafshë dhe duke e djegur atë mbi altar. Flijimi i ndihmonte njerëzit të mendonin për Shpëtimtarin, që do të flijonte Veten duke vuajtur dhe duke vdekur për ta.

Jesus sees men selling animals in the temple - ch.13-2

Disa njerëz nuk kishin kafshë për flijim. Njerëzit u shisnin atyre kafshë në tempull. Shitësit donin të fitonin shumë para. Ata nuk mendonin për Perëndinë.

Jesus tells the men that the temple is a holy place - ch.13-3

Jezusi i pa njerëzit duke shitur kafshë në tempull. Ai tha se tempulli ishte shtëpia e Atit Qiellor, një vend i shenjtë. Ai u tha njerëzve se atje nuk duhet të blinin apo të shisnin gjëra.

Jesus uses a whip to drive the money changers from the temple - ch.13-4

Jezusi bëri një kamxhik, përmbysi tavolinat, i hodhi paratë në dysheme dhe i bëri shitësit të largoheshin nga tempulli. Ai nuk do t’i lejonte ata, të bënin ligësi në shtëpinë e Atit Qiellor.