Kapitulli 46Ardhja e DytëJezusi ishte në Malin e Ullinjve. Dishepujt e Tij donin t’i bënin disa pyetje Jezusit. Ata e pyetën se kur do të shkatërrohet ligësia. Ata donin gjithashtu të dinin se kur Jezusi do të vinte përsëri.Mateu 24:3; Jozef Smith-Mateu 1:4Jezusi u tha atyre se përpara Ardhjes së Tij të Dytë, profetë të rremë do të thonë se janë Krishti. Shumë njerëz do t’i ndjekin ata. Por nëse pasuesit e Tij do t’u bindeshin fjalëve të Tij, ata nuk do të mashtroheshin nga profetët e rremë. Ata do të shpëtoheshin.Mateu 24:4-5, 24-27; Marku 13:21-22; Jozef Smith-Mateu 1:21-22, 37Jezusi tha gjithashtu se përpara se Ai të vijë përsëri, do të ketë shumë luftëra, uri, sëmundje të tmerrshme dhe tërmete. Shumë njerëz do të pushojnë së ndihmuari të tjerët dhe do të bëhen të ligj.Doktrina e Besëlidhje 45:16, 26-27, 31-32; Jozef Smith-Mateu 1:23, 28-30Ungjilli do t’i predikohet gjithë botës, por shumë njerëz nuk do t’i binden.Doktrina e Besëlidhje 45:28-29; Jozef Smith-Mateu 1:31Dielli do të errësohet, hëna nuk do të shkëlqejë dhe yjet do të bien nga qielli.Mateu 24:29; Marku 13:24-25; Jozef Smith – Mateu 1:33Kur Jezu Krishti të vijë përsëri, njerëzit do ta shohin Atë të zbresë nga retë me fuqi dhe lavdi të madhe. Ai do të dërgojë engjëjt e tij për të mbledhur të drejtët së bashku.Mateu 24:30-31; Marku 13:26-27; Jozef Smith – Mateu 1:36-37Ne mund të përgatitemi për Ardhjen e Dytë duke bërë çka është e drejtë. Kur ne shohim shenjat që Jezusi premtoi, ne do të kuptojmë se ardhja e Shpëtimtarit është afër. Asnjë nuk e di saktësisht se kur Jezusi do të vijë përsëri. Nëse ne jemi të përgatitur, ne mund të jemi me Të.Mateu 24:44; Lluka 21:36; Jozef Smith – Mateu 1:39-40