Vende për t’u Ditur
(Numrat në kllapa janë kapituj që tregojnë mbi ngjarjet që ndodhën në këto vende.)
Hartë 1: Toka e Shenjtë në Kohët e Dhiatës së Re
Damasku Pali po shkonte në këtë qytet kur Jezusi iu shfaq dhe i tha atij të pendohej. (59)
Cesaria Filipi Në këtë zonë Jezusi dëshmoi për vdekjen dhe Ringjalljen e Tij dhe Pjetri dëshmoi që Jezusi është Biri i Perëndisë. (32)
GALILE Jezusi kaloi shumë kohë në këtë zonë duke u mësuar njerëzve ungjillin dhe duke shëruar të sëmurët. (19-20, 34, 36)
Kapernaumi Jezusi bëri shumë mrekullira në këtë qytet. (23-25, 30)
Deti i Galilesë Jezusi u mësoi ungjillin shumë njerëzve këtu afër. Jezusi qetësoi një stuhi dhe eci mbi ujë në detin e Galilesë. (18, 21, 29)
Kana Jezusi e shndërroi ujin në verë në një dasmë këtu. Një burrë erdhi këtu për t’i kërkuar Jezusit të shëronte birin e tij të sëmurë. (12, 16)
Nazaret Jezusi u rrit në këtë qytet. (2, 4, 9, 17)
Samaria Jezusi i mësoi një gruaje mbi ujin e gjallë në një burim në këtë vend. Shumë hebrenj e urrenin popullin e Samarisë. (15, 58)
Lumi Jordan Gjon Pagëzori pagëzoi Jezu Krishtin në këtë lumë. (10)
Jopa Pjetri ktheu këtu në jetë Tabithën. (60)
Jeriko Në alegorinë e samaritanit të mirë, një burrë ishte thuajse i vdekur duke udhëtuar në rrugën për në këtë qytet. (35)
Jeruzalem Jezusi dhe Apostujt e Tij kaluan shumë kohë duke mësuar njerëzit në këtë qytet. Jezusi vdiq dhe u ringjall këtu. (6, 39-40, 44-57, 63) Shih hartën 2 për ngjarje të tjera që ndodhën në Jeruzalem.
Betani Llazari, të cilin Jezusi e ngriti së vdekuri, jetoi këtu me motrat e tij Maria dhe Marta. (43)
Bethlehem Jezu Krishti u lind këtu. (5, 7)
Hartë 2: Jeruzalemi në Kohën e Jezusit
Golgota Ky mund të jetë vendi ku Jezu Krishti vdiq në kryq. (53)
Varri në Kopsht Ky mund të jetë vendi ku Jezu Krishti u varros, u ringjall dhe foli me Maria Magdalenën. (53, 54)
Liqeni i Betesdës Jezusi shëroi një burrë në ditën e shabatit këtu. (27)
Tempull Këtu engjëlli Gabriel i premtoi Zakarias se ai do të kishte një djalë, që ishte Gjon Pagëzori. Jezusi u mësoi njerëzve në këtë tempull. Ai gjithashtu nxori jashtë tempullit ata që shisnin kafshë për flijim. (1, 6, 9, 11, 13, 45, 56)
Kopshti i Gjetsemanit Jezu Krishti u lut, vuajti për mëkatet tona, u tradhëtua nga Judë Iskarioti dhe u arrestua në këtë kopsht. (51, 52)
Mali i Ullinjve Jezusi u mësoi këtu njerëzve mbi Ardhen e Tij të Dytë. (46)
Shtëpia e Kaifas Ky mund të jetë vendi ku udhëheqësit hebrenj e nxorën Jezusin në gjyq, duke e akuzuar Atë për shkelje të ligjit. (52)
Dhoma e Sipërme Dhoma, ku Jezusi dhe Apostujt e Tij hëngrën për pashkën e hebrenjve, ishte ndoshta në këtë zonë. Jezusi u mësoi Apostujve të Tij mbi sakramentin pak përpara se të shkonte në Kopshtin e Gjetsemanit. (49, 50)