Pas Dhiatës së ReUdhëheqësit e Kishës punuan fort për t’u mësuar njerëzve mbi Jezu Krishtin. Ata i vizituan shenjtorët dhe u shkruan letra. Njerëzit u bashkuan me Kishën në shumë vende. Njerëzit e këqij nuk donin që njerëzit të besonin në Jezu Krisht.Veprat e Apostujve 6:2-4, 7; 11:19-21Njerëzit e këqij donin të ndryshonin urdhërimet. Disa shenjtorë i dëgjuan ata. Shumë pushuan së besuari në Jezus dhe nuk u bindeshin urdhërimeve të Tij.Galatasve 1:6-8; Titit 1:10-11; Gjoni 2:18-19Apostujt dhe shumë shenjtorë u vranë. Asnjë nuk u la të udhëhiqte Kishën. Çelësat e priftërisë u hoqën nga toka. Njerëzit nuk kishin profetë për t’i udhëhequr. Kisha e Jezu Krishtit nuk ishte më në tokë. Apostujt Pjetër dhe Pal kishin thënë se kjo do të ndodhte.Mateu 23:34; 24:8-10; Romakëve 8:36; 1 Korintasve 4:9-13; 1 Pjetri 4:12; Jezusi Krishti, 745-746Qindra vite kaluan. Kishte shumë kisha të ndryshme. Asnjë prej tyre nuk kishte apostuj apo priftëri të Perëndisë. Asnjë nga kishat nuk ishte Kisha e Jezu Krishtit. Por profetët kishin thënë se pas shumë vitesh Kisha e Jezu Krishtit do të rikthehej në tokë përsëri.Veprat e Apostujve 3:19-26; 2 Thesalonikasve 2:1-4; 2 Timoteut 4:3-4Në 1820 një djalë me emrin Jozef Smith donte të dinte se cila kishë ishte Kisha e Jezu Krishtit. Ai shkoi në pyjet pranë shtëpisë së tij dhe u lut. Ai i kërkoi Perëndisë t’i tregonte se cila kishë ishte e drejtë.Joseph Smith—Historia 1:3, 5, 10, 14-15Ati Qiellor dhe Jezu Krishti erdhën tek Jozef Smithi. Shpëtimtari i tha Jozefit të mos bashkohej me asnjë nga kishat sepse asnjë prej tyre nuk ishte Kisha e Tij.Joseph Smith - Historia 1:17-19Perëndia zgjodhi të risjellë Kishën e Jezu Krishtit në tokë nëpërmjet Jozef Smithit. Perëndia dërgoi engjëj për t’i dhënë Jozef Smithit priftërinë. Ai e ndihmoi Jozefin të përkthente Librin e Mormonit. Më 6 prill 1830 Kisha e Jezu Krishtit u organizua përsëri mbi tokë.Joseph Smith – Historia 1:33, 66-75Pikërisht ashtu si Jezusi zgjodhi Dymbëdhjetë Apostujt kur ishte mbi tokë, Perëndia e ndihmoi Jozef Smithin të zgjidhte Dymbëdhjetë Apostuj për ta ndihmuar atë të udhëhiqte Kishën. Këtyre burrave u ishte dhënë fuqia të jepnin mësim ungjillin dhe të bënin mrekulli.Doktrina e Besëlidhje 102:3; 107:22-23, 35Jezusi do që secili të dijë për Kishën e Tij. Ai i tha Jozef Smithit të dërgonte misionarë për t’u mësuar të gjithë njerëzve mbi Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.Doktrina e Besëlidhje 1:18, 30Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme është e njëjta kishë që Jezusi organizoi kur Ai jetoi në tokë.Doktrina e Besëlidhje 115:4