Kapitulli 50Mësime të Tjera në Darkën e FunditPasi kishin mbaruar së ngrëni, Jezusi u tha Apostujve të tij se ata duhet ta donin njeri-tjetrin ashtu siç Ai i kishte dashur ata. Nëse ata do ta bënin këtë, njerëzit do ta dinin se ata ishin dishepujt e Tij.Gjoni 13:34-35Ai u tha se nëse Apostujt e donin Atë, ata duhet të mbanin urdhërimet e Tij. Ai u premtoi atyre dhuratën e Frymës së Shenjtë. Fryma e Shenjtë do t’u mësonte atyre gjithçka që kishin nevojë të dinin. Fryma e Shenjtë do t’i ndihmonte Apostujt të kujtonin gjërat që Jezusi u kishte mësuar atyre.Gjoni 14:15-18Jezusi tha se Ai ishte si hardhia. Dishepujt e Tij janë si degët e hardhisë. Vetëm një degë që është e lidhur fort tek hardhia mund të prodhojë fruta të mira.Gjoni 15:1-2, 5Jezusi u premtoi Apostujve të Tij se nëse ata do ta jetonin ungjillin, frytet e tyre (punët e tyre) do të ishin të mira. Nëse ata nuk do ta ndiqnin Atë, ata do të ishin si degët e prera të një peme dhe nuk do të prodhonin gjë.Gjoni 15:3-8Jezu Krishti u lut që Apostujt e Tij të ishin të bashkuar. Ai donte që ata të mësonin njerëzit të besonin tek Ai dhe të dinin se Ati Qiellor i do ata.Gjoni 17:1-4, 6, 11, 20-23Pastaj Jezusi dhe Apostujt kënduan një himn dhe u larguan nga dhoma.Mateu 26:30