Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 9: Djali Jezus


Kapitulli 9

Djali Jezus

Jesus as a boy, praying - ch.9-1

Jezusi u rrit në qytetin e Nazaretit. Ai mësoi shumë gjëra dhe “forcohej në frymë,… dhe hiri i Perëndisë ishte mbi të.”

Jesus goes with Joseph, Mary and others to Jerusalem - ch.9-2

Kur Jezusi ishte 12 vjeç, Ai shkoi me Jozefin dhe Marien tek një grup njerëzish në një festë në Jeruzalem. Ata qëndruan atje për disa ditë.

Joseph and Mary returning home from Jerusalem without Jesus - ch.9-3

Kur Jozefi dhe Maria u larguan për në shtëpi, ata menduan se Jezusi po kthehej në Nazaret me miqtë e Tij. Por Jezusi kishte qëndruar në Jeruzalem.

Joseph and Mary looking for Jesus in Jerusalem - ch.9-4

Kur Jozefi dhe Maria kërkuan për Jezusin, ata nuk mund t’a gjenin. Asnjë në grupin e tyre nuk e kishte parë. Kështu Jozefi dhe Maria u kthyen në Jeruzalem. Ata kërkuan për Jezusin për tre ditë. Ata ishin shumë të dëshpëruar.

Jesus with the teachers in the temple - ch.9-5

Më në fund ata e gjetën Jezusin në tempull duke biseduar me disa mësues. Ai po u përgjigjej pyetjeve të tyre. Mësuesit ishin befasuar nga njohuritë e shumta që kishte Jezusi.

Lluka 2:46-47 shpjegim në fund të faqes

Joseph and Mary find Jesus in the temple - ch.9-6

Maria i tregoi Jezusit se ajo dhe Jozefi ishin shqetësuar për Të. Jezusi u përgjigj se Ai po bënte punën e Atit të Tij – punën e Perëndisë. Jozefi dhe Maria nuk kuptuan.

Jesus returns with Joseph and Mary to Nazareth - ch.9-7

Jezusi shkoi në shtëpi në Nazaret me Jozefin dhe Marien dhe iu bind atyre.

Jesus continues to study - ch.9-8

Jezusi mësoi shumë e më shumë mbi punën e Atit të Tij Qiellor.

Jesus grows tall and strong - ch.9-9

Ai u rrit i gjatë dhe i fortë.

Jesus as a youth handing bread to a girl - ch.9-10

Njerëzit e donin. Ai bëri atë që Perëndia donte që Ai të bënte.

Jesus as a youth, praying - ch.9-11

Perëndia e donte Atë.