Kapitulli 53Jezusi KryqëzohetUshtarët e rrahën Jezusin me kamxhikë. Ata e veshën në të kuqe. Ata bënë një kurorë me gjemba dhe e vendosën në kokën e Jezusit. Ata qeshnin me Të dhe e pështynin. Ata e thërrisnin “Mbret i Judenjve.”Marku 15:15-20Shumë njerëz i ndoqën ushtarët kur e çuan Jezusin në një kodër pranë Jeruzalemit. Ata e detyruan Atë të ngrinte kryqin e Tij. Ata i gozhduan duart dhe këmbët e Tij në kryq dhe e ngritën lart. Ata kryqëzuan gjithashtu dy burra të tjerë, që ishin hajdutë.Lluka 23:27, 33; Gjoni 19:17-18Jezusi u lut. Ai i kërkoi Atit Qiellor të falte ushtarët që e kryqëzuan. Ata nuk e dinin se Ai ishte Shpëtimtari.Lluka 23:34Maria, nëna e Jezusit, qëndronte pranë kryqit. Apostulli Gjon ishte atje gjithashtu. Jezusi i tha Gjonit të kujdesej për nënën e Tij. Gjoni e mori nënën e Jezusit në shtëpinë e tij.Gjoni 19:25-27Errësira mbuloi vendin. Shpëtimtari vuajti në kryq për shumë orë. Më në fund shpirti i Tij e la trupin e Tij dhe Ai vdiq.Mateu 27:45, 50Kur Ai vdiq, një tërmet çau në copa shkëmbinj gjigandë. Një perde në tempull, që quhet vel, u ça në dy pjesë. Ushtarët romak u trembën.Mateu 27:51, 54Një nga dishepujt e Jezusit e hoqi trupin e Shpëtimtarit nga kryqi. Ai e mbështolli atë me një rrobë dhe e vendosi në një varr, vendi ku vendosen njerëzit që vdesin. Një gur i madh u rrokullis përpara varrit.Mateu 27:57-60