Kapitulli 10Jezusi PagëzohetGjoni jetoi në shkretëtirë për shumë vite. Ai vishte rroba të bëra me lesh deveje dhe hante mjaltë dhe karkaleca. Njerëzit erdhën nga qytetet që ta dëgjonin tek mësonte. Ai njihej si Gjon Pagëzori.Mateu 3:1-5Gjon Pagëzori u mësoi njerëzve mbi Jezu Krishtin. Ai u tha atyre të pendoheshin për mëkatet e tyre dhe të pagëzoheshin. Gjoni pagëzoi ata që pendoheshin për mëkatet e tyre.Mateu 3:2-3, 5-6Njerëzit e pyetën Gjon Pagëzorin se si të kishin jetë më të mirë. Ai u tha atyre që të ndanin me të varfrit, të thoshin të vërtetën dhe të ishin të ndershëm me të tjerët. Ai tha se Jezu Krishti shpejt do të vinte. Jezusi do t’u jepte atyre dhuratën e Frymës së Shenjtë.Mateu 3:2, 11-12; Lluka 3:10-14Një ditë kur Gjon Pagëzori po pagëzonte njerëz në lumin Jordan, Jezu Krishti erdhi tek ai. Ai i kërkoi Gjonit ta pagëzonte. Gjoni e dinte se Jezusi u ishte bindur gjithnjë urdhërimeve të Perëndisë dhe nuk kishte nevojë të pendohej. Gjoni mendoi se Jezusi nuk kishte nevojë të pagëzohej.Mateu 3:13-15; 2 Nefi 31:5-7Por Perëndia i kishte urdhëruar të gjithë njerëzit të pagëzoheshin, kështu që Jezusi i tha Gjonit ta pagëzonte. Jezusi dha një shembull për ne, duke iu bindur urdhërimit të Perëndisë për t’u pagëzuar.Mateu 3:16; 2 Nefi 31:7-9Kur Jezusi doli nga uji, Fryma e Shenjtë erdhi tek Ai. Perëndia foli nga qielli duke thënë: “Ky është Biri im i dashur, në të cilin jam kënaqur”. Gjon Pagëzori dëshmoi gjithashtu se Jezusi ishte Biri i Perëndisë.Mateu 3:16-17; Gjoni 1:33-36; Jezusi Krishti, 150