Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 35: Samaritani i Mirë


Kapitulli 35

Samaritani i Mirë

Jesus teaching the people - ch.36-1

Jezusi tregoi shumë histori, ose shëmbëlltyra, për t’i ndihmuar njerëzit të mësonin të vërtetën.

A leader of the Jews asks Jesus "Who is my neighbor?" - ch.36-2

Një ditë, një udhëheqës i hebrenjve e pyeti Jezusin çfarë duhej të bënte për të pasur jetën e përjetshme. Shpëtimtari e pyeti atë se çfarë thoshin shkrimet e shenjta. Udhëheqësi tha se një njeri duhet të donte Perëndinë dhe gjithashtu të donte fqinjin e tij. Jezusi tha se ai ishte i saktë. Pastaj udhëheqësi pyeti: “Po kush është i afërmi im?”

A man is attacked by thieves on his way to Jericho - ch.36-3

Jezusi u përgjigj duke i treguar burrit një histori. Një ditë një hebre po ecte në rrugë për në qytetin e Jerikos. Hajdutët e grabitën dhe e rrahën atë. Ata e lanë burrin në rrugë thuajse të vdekur.

A Jewish priest sees the man who was robbed and beaten, but passes by on the other side of the road - ch.36-4

Shpejt një prift hebre kaloi andej dhe e pa burrin. Prifti kaloi në anën tjetër të rrugës. Ai nuk e ndihmoi burrin.

A Levite also sees the man and passes by - ch.36-5

Një tjetër hebre që punonte në tempull kaloi andej. Ai e pa burrin e plagosur. Por as ai nuk e ndihmoi atë dhe kaloi në anën tjetër të rrugës.

A Samaritan stops and helps the man - ch.36-6

Pastaj një samaritan kaloi atje. Hebrenjtë dhe samaritanët nuk shkojnë mirë. Por kur samaritani e pa burrin, atij i erdhi keq për të. Ai u kujdes për plagët e burrit dhe e veshi.

Lluka 10:33-34; Gjoni 4:9; Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta , “Samaritanët,” f.166

The Samaritan leaves some money with the innkeeper to take care of the Jew - ch.36-7

Samaritani e çoi burrin në një han dhe u kujdes për të deri ditën tjetër. Kur samaritani ishte larguar i kishte dhënë para hanxhiut dhe i kishte thënë atij të kujdesej për burrin.

Jesus asks the leader of the Jews, which of the three men was neighbor unto the injured man - ch.36-8

Pasi Jezusi e tregoi këtë histori, Ai e pyeti udhëheqësin hebre se cili nga të tre burrat ishte fqinji i burrit të plagosur.

The leader says that the Samaritan was the neighbor because he helped the injured man and Jesus tells the leader to do likewise - ch.36-9

Udhëheqësi tha se samaritani ishte sepse ai e ndihmoi burrin. Jezusi i tha udhëheqësit hebre të ishte si samaritani.