Njerëz për t’u Njohur
-
Agripanjë mbret romak që sundoi në Izrael. Pali i tregoi Agripës mbi Jezu Krishtin.
-
Ananjë e ve besnike që pa Jezusin kur ishte fëmijë dhe u tregoi njerëzve se Jezusi ishte Bir i Perëndisë dhe Shëlbuesi.
-
Ananianjë dishepull i Jezu Krishtit që jetonte në Damask. Ai bekoi Palin dhe u kujdes për të pasi Pali u verbua gjatë një vegimi.
-
Ati QiellorAti i trupave tanë shpirtërorë. Ne i lutemi Atij.
-
Elianjë profet i Dhiatës së Vjetër
-
Elizabetanëna e Gjon Pagëzorit
-
Farisenjudhëheqës të hebrenjve. Shumica e tyre e urrenin Jezusin dhe dishepujt e Tij.
-
Fryma e Shenjtënjë nga tre anëtarët e Kreut Perëndi. Ai ndihmon Jezu Krishtin dhe Atin Qiellor. Ai ka fuqi të ndihmojë njerëzit të dinë të vërtetën. Ai është shpirt dhe nuk ka trup prej mishi dhe kockash.
-
Gabrieliengjëlli që vizitoi Marien dhe i tha asaj se ajo do të ishte nëna e Jezusit. Gabrieli gjithashtu erdhi tek Zakaria dhe i tha atij se ai do të kishte një djalë që do të ishte Gjon Pagëzori.
-
Gjoninjë nga Dymbëdhjetë Apostujt e Jezusit. Ai ishte një nga këshilltarët e Pjetrit pas vdekjes së Jezusit.
-
Gjon Pagëzoriprofeti që pagëzoi Jezusin. Ai ishte biri i Zakarias dhe Elizabetës.
-
Herodinjë mbret i lig që sundoi në Jeruzalem kur u lind Jezusi. Ai i vrau të gjitha foshnjat në Bethlehem me shpresë që të vriste foshnjën Jezus.
-
Isaianjë profet i Dhiatës së Vjetër që shkroi mbi Jezusin
-
Jairinjë udhëheqës hebre në Kapernaum. Jezusi ngjalli nga vdekja vajzën e tij.
-
Jakobinjë nga Dymbëdhjetë Apostujt e Jezusit. Ai ishte një nga këshilltarët e Pjetrit pas vdekjes së Jezusit.
-
Jezu KrishtiBiri i Perëndisë dhe Shpëtimtari i botës. Ai vuajti dhe vdiq për mëkatet tona.
-
Jozefibashkëshorti i Maries. Jozefi u kujdes shumë për Jezusin dhe Marien.
-
Jozef SmithKur Jozef Smithi ishte djalë, Ati Qiellor dhe Jezu Krishti e vizituan atë. Ata i thanë atij të mos bashkohej me asnjë nga kishat e atëhershme në tokë, sepse ato të gjitha ishin larguar nga e vërteta. Nëpërmjet Jozef Smithit, Kisha e vërtetë e Jezu Krishtit u rivendos në tokë.
-
Judë Iskariotinjë nga Apostujt e Jezusit. Juda ua dorëzoi Jezusin njerëzve të ligj për 30 monedha argjendi.
-
JudenjIzraelitë që ishin pjesë e mbretërisë së Judesë. Jezusi ishte hebre.
-
Kajafaprift i lartë hebre që mori pjesë në dënimin e Jezusit në gjyqin kundër Tij
-
Llazarinjë burrë që Jezusi e ngriti së vdekuri
-
Marianëna e Jezusit
-
Maria dhe Martamotrat e Llazarit dhe miq të Jezusit
-
Maria Magdalenamike e Jezusit dhe njeriu i parë që pa Jezusin pas Ringjalljes së Tij
-
Matianjë dishepull i Jezusit që u thirr të zevëndësonte Judë Iskariotin si një nga të Dymbëdhjetë Apostujt
-
Mesianjë emër tjetër për Jezu Krishtin
-
Moisiunjë profet i Dhiatës së Vjetër
-
Nikodeminjë sundimtar i hebrenjve që besonte se Jezusi ishte Shpëtimtari. Jezusi i mësoi Nikodemit mbi pagëzimin.
-
Palinjë burrë që nuk i donte dishepujt e Jezusit deri kur pa Jezusin në një vegim dhe u kthye. Ai pastaj i shërbeu Perëndisë dhe u bë një nga Apostujt. Ai njihej gjithashtu me emrin Saul.
-
Perëndiamund të përdoret për Atin Qiellor ose për Jezu Krishtin
-
Pjetrinjë nga Dymbëdhjetë Apostujt e Jezusit dhe President i Kishës pas vdekjes së Jezusit
-
Ponc Pilatiguvernatori romak në Jeruzalem. Hebrenjtë i thanë Pilatit të kryqëzonte Jezusin dhe ai lejoi që Jezusi të vritej.
-
Romakëtnjerëzit që kontrollonin vendin ku banoi Jezusi gjatë jetës së Tij.
-
Samaritanëtnjë grup njerëzish që banonin në vendin ku banoi Jezusi. Hebrenjtë dhe samaritanët zakonisht nuk e pëlqenin njëri-tjetrin.
-
Sataninjë bir shpirtëror i Atit Qiellor. Ai nuk iu bind Atit Qiellor, kështu që u nxorr jashtë qiellit. Ai u bë i keq. Satani përpiqet të tundojë njerëzit të bëjnë çka është e gabuar.
-
Saulishih Pali
-
ShpëtimtariJezu Krishti është Shpëtimtari. Ai vuajti dhe vdiq për mëkatet tona. Në sajë të Tij, ne mund të na falen mëkatet, nëse pendohemi dhe ne do të jetojmë përgjithmonë.
-
Silanjë misionar dhe mik i Palit
-
Simeoninjë njeri i drejtë që pa Jezusin fëmijë në tempullin e Jeruzalemit
-
Simoninjë burrë në Samari. Ai u përpoq të blinte priftërinë nga Pjetri dhe Gjoni. Ata i mësuan atij se njeriu nuk mund ta blejë priftërinë.
-
Stefaninjë udhëheqës i drejtë i Kishës së Jezu Krishtit. Farisenjtë e vranë atë.
-
Tabitanjë grua e mirë të cilën Pjetri e solli përsëri në jetë
-
Zakariababai i Gjon Pagëzorit