Kapitulli 61Pali dhe Sila në BurgNjë vajzë kishte një shpirt të keq. Njerëzve u pëlqente të dëgjonin se çfarë thoshte shpirti i keq nëpërmjet saj. Ata paguanin njerëzit për të cilët ajo punonte që të dëgjonin shpirtin e keq të fliste.Veprat e Apostujve 16:16Kurdo që Pali dhe Sila kalonin andej, vajza i ndiqte pas. Ndërsa ajo bënte këtë, shpirti i keq foli. Një ditë Pali urdhëroi shpirtin e keq që të largohej prej saj. Ai u largua. Njerëzit për të cilët ajo punonte u zemëruan. Tani ata nuk mund të fitonin para.Veprat e Apostujve 16:17-19Ata i çuan Palin dhe Silën tek udhëheqësit e qytetit të tyre. Ata thanë se Pali dhe Sila kishin shkaktuar shqetësime.Veprat e Apostujve 16:19-22Udhëheqësit i rrahën Palin e Silën dhe i futën në burg.Veprat e Apostujve 16:22-24Atë natë Pali dhe Sila u lutën dhe kënduan himne për Atin Qiellor. Të gjithë në burg i dëgjuan. Befas toka filloi të tundej. Dyert e burgut u hapën.Veprat e Apostujve 16:25-26Roja u zgjua dhe pa dyert e hapura. Ai mendoi se të burgosurit kishin ikur. Pali i tha rojës të mos shqetësohej. Të burgosurit ishin akoma të gjithë atje. Roja u gjunjëzua përpara Palit dhe Silës dhe pyeti se si mund të shpëtohej.Veprat e Apostujve 16:27-30Pali dhe Sila i mësuan rojës dhe familjes së tij ungjillin. Atë natë roja dhe familja e tij u pagëzuan.Veprat e Apostujve 16:31-33Ditën tjetër udhëheqësit e qytetit i lanë të lirë Palin dhe Silën. Pali dhe Sila shkuan në një qytet tjetër për të bërë më shumë punë misionare.Veprat e Apostujve 16:35-40