Histori nga Shkrimet e Shenjta
Fotografi nga Vendi i Shenjtë


Fotografi nga Vendi i Shenjtë

(Numrat në kllapa janë numrat e kapitujve të historive që ndodhën në ose pranë vendit në fotografi.)

Bethlehem Jezu Krishti u lind në këtë qytet. (5, 7)

Tempull Ky është një model tempulli në Jeruzalem ku Jezusi u mësoi njerëzve ungjillin dhe nxori jashtë ata që shisnin kafshë për flijime. 1, 6, 9, 11, 13, 45, 56)

Shkallë për në Tempull Këto janë shkallët e vërteta që çonin në tempull.

Nazaret Jezusi u rrit në këtë qytet. (2, 4, 9, 17)

Jeruzalem Jezusi dhe Apostujt e Tij kaluan shumë kohë duke mësuar njerëzit në këtë qytet. Jezusi vdiq dhe u ringjall këtu. (6, 39-40, 44-57, 63)

Lumi Jordan Gjon Pagëzori pagëzoi Jezu Krishtin diku në këtë lumë. (10)

Shkretëtirë e Judesë Jezu Krishti agjëroi dhe u tundua nga djalli në shkretëtirë pas pagëzimit të tij. (11)

Samaria Jezusi i mësoi një gruaje mbi ujin e gjallë në një burim në këtë vend. Shumë hebrenj e urrenin popullin e Samarisë. (15, 58)

Galilea dhe deti i Galilesë Shumë njerëz besojnë se kjo anë kodre është vendi ku Jezusi bëri Predikimin në Mal. Deti i Galilesë është në sfond. Jezusi u mësoi ungjillin shumë njerëzve, përfshi Apostujve të Tij, këtu afër. Jezusi qetësoi një stuhi në detin e Galilesë. (18-22, 29, 34, 36)

Kapernaumi Këto rrënoja janë në qytetin e Kapernaumit. Jezusi bëri shumë mrekullira në këtë qytet. (23-25, 30)

Cesaria Filipi Në këtë zonë Jezusi dëshmoi për vdekjen dhe Ringjalljen e Tij dhe Pjetri dëshmoi që Jezusi është Biri i Perëndisë. (32)

Jeriko Në alegorinë e samaritanit të mirë, një burrë ishte thuajse i vdekur duke udhëtuar në rrugën për në këtë qytet. (35)

Mali Tabor Ky mund të jetë vendi ku ndodhi Shpërfytyrimi i Jezu Krishtit. (33)

Kopshti i Gjetsemanit Jezu Krishti u lut, vuajti për mëkatet tona, u tradhëtua nga Judë Iskarioti dhe u arrestua në këtë kopsht. (51, 52)

Golgota Ky mund të jetë vendi ku Jezu Krishti vdiq në kryq. (53)

Varri në Kopsht Ky mund të jetë vendi ku Jezu Krishti u varros, u ringjall dhe foli me Maria Magdalenën. (53, 54)