Kapitulli 38Fariseu dhe TagrambledhësiNjë ditë Shpëtimtari u foli disa njerëzve që mendonin se ishin më të drejtë se njerëzit e tjerë. Jezusi u tregoi atyre një histori.Lluka 18:9Dy njerëz shkuan në tempull për t’u lutur. Njëri ishte farise. Tjetri ishte tagrambledhës që mblidhte taksat. Njerëzit nuk i pëlqenin taksidarët. Ata mendonin se taksidarët nuk ishin të ndershëm.Lluka 18:10Fariseu qëndronte përpara të tjerëve për t’u lutur. Ai falënderoi Perëndinë që ishte më i mirë se njerëzit e tjerë. Ai tha se ai agjëronte dy herë çdo javë dhe paguante të dhjetën e tij. Tagrambledhësi qëndroi më vete, përkuli kokën dhe u lut: “O Perëndi, ji i mëshirshëm ndaj mua mëkatarit”Lluka 18:11-13Fariseu mendoi se ai ishte i përsosur dhe nuk kishte nevojë për ndihmën e Perëndisë. Por tagrambledhësi e dinte se nuk ishte i përsosur dhe kishte nevojë për ndihmën e Perëndisë. Ai ishte i përulur dhe i kërkoi Perëndisë ta falte.Lluka 18:14Jezusi tha se njerëzit duhet të ishin si tagrambledhësi. Ata duhej të mos mendonin se janë më të mirë se njerëzit e tjerë. Ata duhet të pendohen për mëkatet e tyre dhe të kërkojnë nga Perëndia t’i falë.Lluka 18:14