Kapitulli 51
Jezusi Vuan në Kopshtin e Gjetsemanit
Jezusi dhe Apostujt shkuan në Kopshtin e Gjetsemanit. Juda nuk shkoi me ta. Ai shkoi t’u tregonte udhëheqësve hebrenj se ku gjendej Jezusi.
Shpëtimtari i kërkoi Pjetrit, Jakobit dhe Gjonit të shkonin me Të në kopsht. Ai u kërkoi atyre të prisnin ndërsa Ai shkoi të lutej.
Jezusi e dinte se Ai duhej të vuante për mëkatet e të gjithë njerëzve. Ai nuk donte të vuante, por Ai zgjodhi t’i bindej Atit Qiellor.
Pjetrin, Jakobin dhe Gjonin i zuri gjumi ndërsa Jezusi lutej. Jezusi erdhi dhe i gjeti ata duke fjetur. Ai u kërkoi atyre të rrinin zgjuar.
Ai shkoi të lutej përsëri. Pjetri, Jakobi dhe Gjoni donin të rrinin zgjuar, por ata ishin shumë të lodhur. Ata i zuri gjumi përsëri. Jezusi i gjeti ata përsëri në gjumë. Ai shkoi dhe u lut për herë të tretë.
Ndërsa Jezusi lutej, Ai filloi të dridhej për shkak të dhimbjes. Një engjëll erdhi për ta forcuar Atë. Ai vuajti aq shumë saqë djersiti me pika gjaku. Ai po vuante për të gjitha mëkatet tona që ne të mund të falemi nëse pendohemi.
Jezusi i zgjoi Pjetrin, Jakobin dhe Gjonin. Ai u tha atyre se Ai do të tradhtohej dhe do të vritej. Jezusi tha se njerëzit e ligj po vinin për Ta marrë.