Kapitulli 17
Njerëz të Zemëruar në Nazaret
Jezusi shkoi në Nazaret, qyteti ku ishte rritur.
Jezusi shkoi në një sinagogë, një ndërtesë që është kishë për hebrenjtë. Ai u ngrit dhe lexoi nga shkrimet e shenjta. Ai lexoi fjalët e profetit Isaia. Isaia kishte thënë se Shpëtimtari do të vinte në tokë dhe do të ndihmonte të gjithë njerëzit.
Kur Jezusi mbylli shkrimet e shenjta dhe u ul, njerëzit të gjithë shikonin drejt Tij.
Jezusi tha se fjalët e Isaias flisnin për Të – që Ai ishte Shpëtimtari. Njerëzit u mrekulluan nga fjalët e Tij. Ata thanë: “Po ky, a nuk është biri i Jozefit?” Ata nuk besonin se Jezusi ishte Biri i Perëndisë.
Shpëtimtari e dinte se çfarë po mendonin. Ata donin që Ai të bënte një mrekulli. Por Jezusi u tha se nuk do të bënte mrekulli për ta sepse ata nuk kishin besim tek Ai.
Kjo i zemëroi njerëzit. Ata e çuan Jezusin në majën e një mali dhe donin ta hidhnin poshtë.
Jezusi u shpëtoi atyre dhe shkoi në një qytet tjetër.