Kapitulli 33Shfaqja në Lavdi: ShpërfytyrimiJezusi i mori Pjetrin, Jakobin dhe Gjonin në majën e një mali të lartë për t’u lutur.Mateu 17:1; Marku 9:2; Lluka 9:28Ndërsa Jezusi lutej, lavdia e Perëndisë erdhi mbi Të. Fytyra e tij shkëlqente si diell. Dy profetë të Dhiatës së Vjetër, të quajtur Moisi dhe Elia, iu shfaqën Atij. Ata folën për vdekjen dhe ringjalljen e Tij të ardhshme.Mateu 17:2-3; Marku 9:3-4; Lluka 9:29-31 (shih passhënimin 31a)Ndërsa Jezusi lutej, Apostujt ranë në gjumë.Lluka 9:32Kur u zgjuan, ata panë lavdinë e Jezu Krishtit, Moisiun dhe Elian. Ata dëgjuan zërin e Atit Qiellor të dëshmonte: “Ky është Biri im i dashur, në të jam kënaqur: dëgjojeni!”Mateu 17:5; Marku 9:7; Lluka 9:32, 35Apostujt patën frikë dhe ranë në tokë. Jezusi i preku dhe u tha të mos kishin frikë. Kur panë lart, lajmëtarët qiellorë kishin ikur. Jezusi u tha Apostujve të mos i tregonin njeriu për çfarë kishin parë derisa Ai të kishte vdekur dhe të ishte ringjallur.Mateu 17:6-9; Marku 9:8-9