Kapitulli 57
Njerëz të Ligj Vrasin Stefanin
Shumë udhëheqës hebrenj mendonin se mrekullitë mund të ndërpriteshin pasi Jezusi vdiq. Sidoqoftë, edhe Apostujt kryen mrekulli. Shumë njerëz besonin në Jezu Krisht dhe u bashkuan me Kishën.
Kjo i inatosi, shumë udhëheqës hebrenj. Ata i futën Pjetrin dhe Gjonin në burg. Mbreti Herod Agripa e vrau Apostullin Jakob.
Apostujt thirrën shtatë burra të ndihmonin në udhëheqjen e Kishës. Njëri ishte një burrë i drejtë me emrin Stefan. Ai u mësoi ungjillin shumë njerëzve. Disa njerëz të këqij gënjyen dhe thanë se Stefani fliste kundra ligjit hebre. Ata e çuan atë për t’u gjykuar nga udhëheqësit hebrenj.
Stefani u tha udhëheqësve se ata ishin të këqij. Ai tha se ata kishin vrarë Jezu Krishtin, Birin e Perëndisë.
Pastaj Stefani pa lart në qiell dhe pa Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin. Kur ai u tregoi udhëheqësve se çfarë pa, ata u inatosën shumë.
Ata e nxorën Stefanin nga qyteti për ta vrarë duke i hedhur gurë. Ata shtruan palltot e tyre te këmbët e një të riu që quhej Saul. Ndërsa Stefani po vdiste, ai i kërkoi Perëndisë ta merrte shpirtin e tij në qiell. Ai i kërkoi Perëndisë gjithashtu të falte ata që po e vrisnin. Pastaj ai vdiq.