Kapitulli 39Jezusi Shëron një Njeri të VerbërNjë ditë Jezusi po ecte me dishepujt e Tij. Ata e panë burrin që kishte lindur i verbër. Dishepujt pyetën nëse burri ishte i verbër për shkak se kishte mëkatuar ai apo për shkak se kishin mëkatuar prindërit e tij.Gjoni 9:1-2Shpëtimtari tha se as prindërit dhe as burri nuk kishin mëkatuar. Burri ishte i verbër që Jezusi të mund ta shëronte atë dhe t’u tregonte njerëzve fuqinë e Perëndisë.Gjoni 9:3-5Jezusi bëri baltë me pështymë. Ai leu sytë e të verbrit me të. Jezusi i tha burrit të shkonte të lante sytë.Gjoni 9:6-7Sapo e lau baltën nga sytë burri mund të shihte!Gjoni 9:7Kur e panë fqinjët, ata nuk ishin të sigurt nëse ishte ai. Ai u tregoi se Jezusi e kishte shëruar. Fqinjët e çuan burrin tek farisenjtë. Burri u tregoi farisenjve se Jezusi e kishte shëruar.Gjoni 9:8-11Disa nga farisenjtë menduan se Jezusi duhet të jetë njeri i drejtë. Të tjerë menduan se Ai ishte mëkatar. . Kur burri tha se Jezusi ishte njeri i drejtë, disa nga farisenjtë u inatosën dhe e flakën jashtë burrin.Gjoni 9:13-16, 30-34Jezusi e gjeti burrin. Ai e pyeti nëse besonte tek Biri i Perëndisë. Burri pyeti kush ishte Biri i Perëndisë. Jezusi tha se Ai ishte Biri i Perëndisë dhe burri e adhuroi Atë.Gjoni 9:35-38