“20–26 Maj. Mateu 21–23; Marku 11; Lluka 19–20; Gjoni 12: ‘Ja po … Vjen Mbreti Yt’” Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Dhiata e Re 2019 (2019)
“20–26 Maj. Mateu 21–23; Marku 11; Lluka 19–20; Gjoni 12”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: 2019
20–26 Maj
Mateu 21–23; Marku 11; Lluka 19–20; Gjoni 12
“Ja, po … Vjen Mbreti Yt”
Teksa lexoni Mateun 21–23; Markun 11; Llukën 19–20 dhe Gjonin 12, kushtojuni vëmendje mbresave që i merrni nga Fryma e Shenjtë. Referojuni pjesës “Plotësimi i Nevojave të Fëmijëve Më të Vegjël” në fillim të këtij manuali për gjëra që t’i mbani parasysh kur i jepni mësim këto parime.
Shënojini Mbresat Tuaja
Ftojini të Tregojnë
Tregoni figurën nga pëvijimi i mësimit të kësaj jave te manuali Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet dhe ftojini fëmijët të tregojnë atë që dinë rreth asaj që po ndodh në figurë.
Jepeni Mësim Doktrinën
Fëmijët Më të Vegjël
Ati Qiellor dhe Jezusi më njohin me emër.
Ndërkohë që lexoni rreth ndërveprimit të Shpëtimtarit me Zakeun, çfarë mesazhesh gjeni që mund t’i bekojnë fëmijët të cilëve u jepni mësim?
Veprimtari të Mundshme
-
Shihni figurën Zacchaeus in the Sycamore Tree [Zakeu në Pemën e Fikut] (LDS.org). Ndihmojini fëmijët të përcaktojnë Zakeun dhe ta thonë emrin e tij. Krijoni veprime që t’i bëjnë fëmijët, ndërkohë që u tregoni historinë e Zakeut dhe të Jezusit – për shembull, të qëndrojnë në majë të gishtave për të parë mbi një turmë ose të bëjnë sikur po ngjiten në pemë. Shpjegoni se Shpëtimtari e pa Zakeun dhe e thirri me emër. Dëshmoni që Shpëtimtari gjithashtu e njeh secilin prej fëmijëve dhe i di emrat e tyre.
-
Sillni në klasë një kornizë fotografie bosh ose bëni një kornizë prej letre. Ftojeni secilin fëmijë ta mbajë me radhë kornizën përpara fytyrës së tij ose të saj, ndërkohë që pjesa tjetër e klasës thotë: “Ati Qiellor dhe Jezusi e njohin [emrin e fëmijës]”.
-
Ftojini fëmijët të bëjnë me radhë sikur po ngjiten në pemë, siç bëri Zakeu. Bëjeni pjesën tjetër të klasës të thotë: “Ati Qiellor dhe Jezusi e njohin [emrin e fëmijës]”.
-
Këndoni së bashku “Fëmi’ i Per’ndis’ Jam”, Himne, nr. 196 dhe ndihmojini fëmijët të dëgjojnë gjëra që i ndihmojnë ta dinë se Ati Qiellor i do ata.
Tempulli është një vend i shenjtë.
Dëshmia juaj për tempullin mund t’i ndihmojë fëmijët të cilëve u jepni mësim, që ta kuptojnë se tempulli është një vend i shenjtë.
Veprimtari të Mundshme
-
Tregoni figurën Jezusi Pastron Tempullin (Libri i Figurave Artistike të Ungjillit, nr. 51) dhe tregoni historinë e shënuar te Mateu 21:12–14. Ndihmojini fëmijët të gjejnë vizatime të parave dhe kafshëve në figurë. Më pas diskutoni përse Shpëtimtari dëshironte që të largoheshin nga tempulli këmbyesit e monedhave dhe njerëzit që shisnin kafshë.
-
Tregoni fotografi të tempujve (për shembull, shih Libri i Figurave Artistike të Ungjillit, nr. 117–121) dhe kërkojuni fëmijëve të tregojnë se si ndihen kur shohin një tempull. Tregojuni fëmijëve që ato ndjenja janë Fryma e Shenjtë që po na thotë se tempulli është një vend i veçantë. Kërkojuni fëmijëve të veprojnë siç do të bënin po të ishin brenda tempullit. Për shembull, ata mund të flasin duke pëshpëritur dhe të ulen me nderim. Këndoni së bashku “I Love to See the Temple” [“Shum’ Tempullin Dua t’Shoh”], Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], f. 95 dhe ftojini fëmijët ta kenë si synim që të shkojnë brenda tempullit një ditë.
Unë mund të jem i bindur.
Ati Qiellor dëshiron që ne të jemi të bindur. Shëmbëlltyra e dy bijve është një mundësi për të dhënë mësim rreth rëndësisë së bindjes.
Veprimtari të Mundshme
-
Vizatoni një figurë të dy bijve në tabelë dhe përdorini vizatimet ndërkohë që tregoni shëmbëlltyrën te Mateu 21:28–32. Cili bir bëri gjënë e drejtë më në fund? Kërkojuni fëmijëve të përmendin gjëra që mund t’i bëjnë për të qenë të bindur në shtëpi. Lërini të vizatojnë figura të vetes së tyre duke bërë njërën prej atyre gjërave.
-
Ftojini fëmijët të tregojnë përvoja që i kanë pasur kur ishin të bindur ndaj prindërve ose një kujdestari apo udhëheqësi tjetër të tyre. Si u bekuan ngaqë ishin të bindur? Si mund të jenë ata më të bindur në të ardhmen?
Jepeni Mësim Doktrinën
Fëmijët Më të Mëdhenj
Kur e kërkoj Shpëtimtarin, unë vërtet do ta gjej Atë.
Ju mund ta përdorni tregimin për Zakeun që t’i ndihmoni fëmijët të mendojnë për gjëra që mund t’i bëjnë për të ardhur më pranë Shpëtimtarit.
Veprimtari të Mundshme
-
Lexoni Llukën 19:1–10, duke pushuar pas disa vargjesh për të diskutuar atë që mësojmë rreth Zakeut. Çfarë bëri Zakeu që të mund ta shihte Jezusin? Si u përgjigj ai kur Jezusi i kërkoi të zbriste nga pema? Kërkojini secilit fëmijë të tregojë një arsye përse ata do të donin ta shihnin Jezusin. Nëse Shpëtimtari do të vinte në qytetin tuaj, çfarë do të bënit që të përgatiteshit?
-
Ftojini fëmijët të mendojnë rreth njerëzve që njohin, të cilët, si Zakeu, mund të jenë duke kërkuar Shpëtimtarin. Pyetini fëmijët se çfarë mund të bëjnë për ta ndihmuar dikë tjetër që të mësojë rreth Shpëtimtarit.
-
Ftojini fëmijët të tregojnë përvoja kur e ndien se Ati Qiellor dhe Jezu Krishti ishin të vetëdijshëm për ta dhe i deshën ata.
Tempulli është një vend i shenjtë që unë duhet ta respektoj.
Si mund t’ju ndihmojë tregimi për Shpëtimtarin që pastroi tempullin, për t’u mësuar fëmijëve rreth shenjtërisë së tempujve?
Veprimtari të Mundshme
-
Ftojini fëmijët të lexojnë Mateun 21:12–14. Tregoni figurën Jezusi Pastron Tempullin (Libri i Figurave Artistike të Ungjillit, nr. 51) dhe pyetini se cili varg përshkruhet në figurë. Kërkojuni të vizatojnë figura se si mund të dukej tempulli përpara dhe pasi Jezusi e pastroi atë.
-
Ftojini fëmijët të tregojnë se si janë ndier kur u futën brenda një tempulli, vizituan mjediset përreth tempullit ose panë fotografi të tempujve. Çfarë i ndihmoi ta dinë se tempulli është një vend i shenjtë?
-
Ftoni një ose më shumë të rinj ose të reja që të vijnë në klasë dhe të flasin rreth mënyrës se si janë përgatitur për të hyrë në tempull. Nëse kanë qenë në tempull, kërkojuni të flasin rreth asaj se si u ndien kur ishin atje.
-
Pritni një fotografi të një tempulli në pjesëza figurëformuese dhe jepini secilit fëmijë një pjesëz. Kërkojuni fëmijëve të shkruajnë në anën e pasme të pjesëzës së tyre figurëformuese një gjë që mund ta bëjnë për t’u përgatitur që të hyjnë në tempull. Ndërsa secili fëmijë jep një ide, shtojeni pjesëzën e tij ose të saj të figurëformuesen.
Unë kam nevojë të jem i drejtë në veprimet e mia dhe në dëshirat e mia.
Jezusi u dha mësim skribëve dhe farisenjve rreth rëndësisë së të jetuarit të vërtetë të ungjillit – jo thjesht të shtiremi se jemi të drejtë. Çfarë do t’i ndihmonte fëmijët ta kuptonin këtë të vërtetë?
Veprimtari të Mundshme
-
Teksa lexoni me fëmijët Mateun 23:25–28, merreni parasysh t’u thoni këtë përkufizim të fjalës hipokrit nga Bible Dictionary [Fjalori Biblik]: “Një njeri që shtiret sikur është besimtar kur nuk është”. Përse është e keqe të jesh hipokrit?
-
Tregojuni fëmijëve një gotë që është e pastër nga jashtë, por e pistë nga brenda, që ju ndihmon ta ilustroni metaforën te Mateu 23:25. Si mund të sigurohemi që jemi të pastër e të dëlirë nga brenda?
Nxitni të Mësuarin në Shtëpi
Ndihmojini fëmijët të zgjedhin një parim ose veprimtari nga klasa për t’ua treguar familjeve të tyre në shtëpi.