Dhiata e Re 2023
9–15 Janar. Mateu 2; Lluka 2: Ne Kemi Ardhur për ta Adhuruar Atë


“9–15 Janar. Mateu 2; Lluka 2: Ne Kemi Ardhur për ta Adhuruar Atë”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: Dhiata e Re 2023 (2022)

“9–15 Janar. Mateu 2; Lluka 2”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: 2023

Dijetarë duke udhëtuar mbi deve

Let Us Adore Him [Ejani, ta Adhurojmë], nga Dana Mario Wood

9–15 Janar

Mateu 2; Lluka 2

Ne Kemi Ardhur për ta Adhuruar Atë

Ndërsa lexoni kapitujt te Mateu 2 dhe Lluka 2, kushtojini vëmendje çdo mbrese shpirtërore që merrni. Idetë për studim në këtë përvijim të mësimit mund t’ju ndihmojnë të përcaktoni parime të rëndësishme dhe domethënëse në këta kapituj.

Shënojini Mbresat Tuaja

Që nga dita e lindjes së Tij, ishte e qartë se Jezusi nuk qe fëmijë i zakonshëm. Nuk ishte thjesht ylli i ri në qiej apo thirrja e gëzueshme e engjëjve që e bënë fëmijërinë e Jezusit të jashtëzakonshme. Ishte gjithashtu fakti që një larmi e tillë e njerëzve besnikë – nga kombësi, profesione e prejardhje të ndryshme – u ndien menjëherë të tërhequr drejt Tij. Madje përpara se Ai ta shqiptonte ftesën e Tij: “Eja e më ndiq”, ata erdhën (Lluka 18:22). Sigurisht që jo të gjithë erdhën tek Ai. Pati shumë që nuk i kushtuan vëmendje dhe një sundimtar ziliqar madje kërkoi t’ia merrte jetën. Por kërkuesit e përulur, të çiltër e të përkushtuar të drejtësisë e panë Atë për atë që Ai ishte – Mesia i tyre i premtuar. Përkushtimi i tyre e frymëzon përkushtimin tonë, pasi “gëzim[i i] madh” që iu lajmërua barinjve ishte “për të gjithë popullin” dhe “Shpëtimtar[i], që është Krishti, Zoti” u lind atë ditë për të gjithë ne (shih Lluka 2:10–11).

ikona e studimit vetjak

Ide për Studimin Vetjak të Shkrimeve të Shenjta

Lluka 2:1–7

Jezu Krishti u lind në rrethana të përulura.

Ndonëse Jezu Krishti kishte lavdi me Perëndinë, Atin, “para se të bëhej bota” (Gjoni 17:5), Ai qe i gatshëm të lindte në rrethana të vobekta dhe të jetonte mes nesh në tokë. Ndërsa lexoni vargjet te Lluka 2:1–7, përsiatni se çfarë ju mëson për Të ky rrëfim i lindjes së Tij. Përpiquni të dalloni hollësi ose ide në këtë histori që nuk i kishit vënë re më parë. Si ndikon vërejtja e këtyre gjërave në ndjenjat tuaja për Të?

Shih edhe “Krishti Fëmijë” (material filmik), ChurchofJesusChrist.org.

17:56

Mateu 2:1–12; Lluka 2:8–38

Ka shumë dëshmitarë të lindjes së Krishtit.

Lindja dhe foshnjëria e Krishtit u shënuan prej dëshmitarëve dhe adhuruesve nga shumë shtresa të shoqërisë. Ndërsa i shqyrtoni historitë e tyre, çfarë mësoni rreth mënyrave se si mund ta adhurojmë Krishtin dhe të dëshmojmë për Të?

Dëshmia për Krishtin

Çfarë mësoj rreth adhurimit dhe dëshmimit për Krishtin?

Dëshmia për Krishtin

Barinjtë (Lluka 2:8–20)

Çfarë mësoj rreth adhurimit dhe dëshmimit për Krishtin?

Dëshmia për Krishtin

Simeoni (Lluka 2:25–35)

Çfarë mësoj rreth adhurimit dhe dëshmimit për Krishtin?

Dëshmia për Krishtin

Ana (Lluka 2:36–38)

Çfarë mësoj rreth adhurimit dhe dëshmimit për Krishtin?

Dëshmia për Krishtin

Dijetarët (Mateu 2:1–12)

Çfarë mësoj rreth adhurimit dhe dëshmimit për Krishtin?

Shih edhe 1 Nefi 11:13–23; 3 Nefi 1:5–21; “Shepherds Learn of the Birth of Christ” [“Barinjtë Mësojnë për Lindjen e Krishtit”] dhe “The Christ Child Is Presented at the Temple” [“Krishti Fëmijë Paraqitet në Tempull”] (materiale filmike), ChurchofJesusChrist.org.

2:50
2:3

Mateu 2:13–23

Prindërit mund të marrin zbulesë për t’i mbrojtur familjet e tyre.

Jozefi nuk mund ta kishte bërë dot kurrë atë që iu kërkua të bënte – ta mbronte Jezusin në fëmijërinë e Tij – pa ndihmën e qiellit. Ashtu si Dijetarët, ai mori zbulesë që e paralajmëroi për rrezikun. Ndërsa lexoni për përvojën e Jozefit te Mateu 2:13–23, mendoni për rreziqet fizike dhe shpirtërore me të cilat përballemi sot. Përsiatni rreth përvojave kur e keni ndier udhërrëfimin e Perëndisë t’ju mbrojë ju dhe njerëzit tuaj të dashur. Merrni parasysh t’ua tregoni këto përvoja të tjerëve. Çfarë mund të bëni për të marrë një udhërrëfim të tillë në të ardhmen?

Përveç kësaj, ju mund të merrni parasysh të shihni materialin filmik “The First Christmas Spirit” [“Shpirti i Parë i Krishtlindjes”] (ChurchofJesusChrist.org) për një përshkrim të asaj që mund të ketë ndier Jozefi kur u përball me përgjegjësinë e përkujdesjes për Birin e Perëndisë.

6:41

Lluka 2:40–52

Edhe në moshë të re, Jezusi qe i përqendruar në bërjen e vullnetit të Atit të Tij.

Kur ishte i ri, Shpëtimtari e dha mësim ungjillin në mënyrë kaq të fuqishme saqë edhe mësuesit në tempull u habitën nga “zgjuarësia … dhe nga përgjigjet” e Tij (Lluka 2:47). Çfarë mësoni nga këto vargje rreth Shpëtimtarit kur ishte i ri? Si po përpiqen të rinjtë që njihni, të “merre[n] me punët e Atit [të tyre]”? (Lluka 2:49.) Si ju kanë ndihmuar të rinjtë dhe fëmijët të fitoni një kuptueshmëri më të thellë për ungjillin? Çfarë mësoni tjetër nga shembulli i fëmijërisë së Jezusit te Lluka 2:40–52 dhe te Përkthimi prej Joseph Smith-it, Mateu 3:24–26 (tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta)?

Djaloshi Jezus me mësuesit në tempull

“A nuk e dinit se më duhet të merrem me punët e Atit tim?” (Lluka 2:49.)

Çfarë është Përkthimi prej Joseph Smith-it?

Për shkak se “shumë [të vërteta] të qarta dhe të çmueshme” humbën nga Bibla përgjatë shekujve (1 Nefi 13:28; shih edhe Moisiu 1:41), Zoti e urdhëroi Jozef Smithin të bënte një rishikim të frymëzuar të Biblës, të njohur si Përkthimi prej Joseph Smith-it. Shumë rishikime të bëra nga Profeti përfshihen në shtojcën e botimit të shkrimeve të shenjta të shenjtorëve të ditëve të mëvonshme. Përkthimi prej Joseph Smith-it i kapitullit Mateu 24, i njohur si Joseph Smith – Mateu, mund të gjendet te Perla me Vlerë të Madhe. Për më shumë informacion, shihni “Përkthimi prej Joseph Smith-it (PJS)” tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta dhe artikullin te Gospel Topics [Temat e Ungjillit] “Bible, Inerrancy of” [“Bibla, Pagabueshmëria e”] (topics.ChurchofJesusChrist.org).

ikona e studimit familjar

Ide për Studimin Familjar të Shkrimeve të Shenjta dhe për Mbrëmjen e Shtëpisë

Lluka 2.Ftojini pjesëtarët e familjes të zgjedhin një person që përshkruhet te Lluka 2, të lexojnë disa vargje rreth ndërveprimeve të atij personi me Shpëtimtarin dhe të tregojnë diçka që mësuan, që e rrit besimin e tyre te Jezu Krishti. Këndoni së bashku “Mary’s Lullaby” [“Ninulla e Maries”] ose “The Nativity Song” [“Kënga e Ngjarjes së Krishtlindjes”], (Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], f. 44–45, 52–53). Çfarë mësojmë nga këto këngë rreth lindjes së Shpëtimtarit?

Merrni parasysh mënyrën se si veprat artistike mund ta përmirësojnë diskutimin tuaj rreth lindjes së Krishtit. (Për shembuj, shih Libri i Figurave Artistike të Ungjillit ose history.ChurchofJesusChrist.org/exhibit/birth-of-Christ.)

Mateu 2:1–12.Çfarë mësojmë nga shembulli i Dijetarëve rreth të kërkuarit dhe gjetjes së Shpëtimtarit?

Lluka 2:41–49.Cilat janë “punët e Atit”? (Lluka 2:49; shih Moisiu 1:39; Manuali i Përgjithshëm: Shërbimi në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme1.2, ChurchofJesusChrist.org.) Çfarë mësojmë për atë punë nga historia te Lluka 2:41–49? Merrni parasysh t’i shkruani disa nga mënyrat se si familja juaj mund të marrë pjesë në punët e Atit dhe t’i vendosni ato në një kavanoz. Gjatë javës së ardhshme, ndërsa familja juaj kërkon mënyra për të ndihmuar në punën e Atit Qiellor, ata mund të përzgjedhin ide nga kavanozi. Planifikoni një kohë kur do t’i tregoni përvojat tuaja.

Lluka 2:52.Çfarë mund të mësojmë nga Lluka 2:52 rreth mënyrës se si Jezusi u zhvillua në jetën e Tij? Çfarë synimesh vetjake ose familjare mund të vendosim për t’u rritur “në dituri, në shtat dhe në hir përpara Perëndisë dhe njerëzve”?

Për më shumë ide për mësimdhënien ndaj fëmijëve, shihni përvijimin e kësaj jave tek Eja, Më Ndiq – Për Filloren.

Kënga e sugjeruar: “Stars Were Gleaming” [“Yjet Ndrinin”], Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], f. 37.

Përmirësimi i Studimit Vetjak

Përdorini ndihmat për studimin e shkrimeve të shenjta. Për të marrë ide shtesë ndërsa studioni shkrimet e shenjta, përdorni burime si Udhëzuesin për Shkrimet e Shenjta dhe ndihma të tjera për studimin që gjenden te ChurchofJesusChrist.org.

Maria, Jozefi dhe foshnja Jezus

Shpëtimtari i Botës erdhi në tokë në rrethana të përulura.