Muzika
Kënga e Ngjarjes së Krishtlindjes


32

Kënga e Ngjarjes së Krishtlindjes

Me mirësi

1. Kjo ësht’ stina e dashur e vitit.

Një këng’ këndo, Krishtlindja shpejt mbërrin.

Trego vërtet lindjen e Jezusit

Kur, si foshnjë, në tok’ Ai erdhi.

2. Ky ësht’ ylli i ri që shum’ shkëlqen,

Botën ndriçoi at’ nat’ Krishtlindje’.

Ky ësht’ engjëlli që po shpall lindjen,

Që këndon: “Hosana! Në tok’ paqe!”

3. Kjo ësht’ stalla e strehimit kaq bosh,

Ku Ai u mir’prit nga dele dhe lop’.

Ky ësht’ grazhdi, ku kashtën kishte shtrat,

Që pret si një djep Jezusin të mbaj’.

4. K’ta jan’ barinjtë plot përul’si,

Që foshnjën qiellore adhuronin.

Ja dijetarët që ndoqën yllin,

Sollën temjanin, mirrën dhe arin.

5. Shih nënën e dashur, t’mir’, Marien,

Jozefi drejtoi gomar’n me kujdes.

Shih foshnjën e dashur në Bethlehem,

I vogli Zoti Jezus, Shpëtues.

Gjatë hyrjes së katër masave mund të vendosen fotografi ose figura për secilën strofë.

Fjalët dhe muzika: Patricia Kelsey Graham, l. 1940. © 1980 IRI. Përshtatur nga vjersha “Ngjarja e Lindjes së Krishtit” nga Avon Allen Compton.

Lluka 2:1–16

Mateu 2:1–11