1. Kur Jozefi shkoi n’Bethlehem, kujdes të madh tregoi,
La veglat, dyqanin mbylli dhe gjith’ ashklat pastroi.
Me Marien mbi shpin’, gomarin e vuri në udh’
Dhe n’një çant’ të vogël mori djath’ dhie edhe buk’.
2. Mendoj se në hanin plot zhurm’ ai me dashuri,
Ndjeu se ish’ kujdestari i t’shenjtit f’mi’ t’Mari’s.
Ndoshta gjat’ or’ve të ftohta pelenat i lidhi,
Jezusi ndjeu t’qetën forc’ nga dor’ e Jozefit.
3. Dhe pran’ shtratit në grazhd, fenerit dritën ia uli
Dhe mbajti pran’ t’voglin Jezus n’natën plot shenjtëri.
Fjalët: Bessie Saunders Spencer, 1898–1989. © 1960 IRI
Muzika: I. Reed Payne, 1930–2009. © 1977 IRI