“6–12 Mars. Mateu 9–10; Marku 5; Lluka 11: ‘Këta Janë të Dymbëdhjetët që Jezusi i Dërgoi’”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: Dhiata e Re 2023 (2022)
“6–12 Mars. Mateu 9–10; Marku 5; Lluka 9”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: 2023
6–12 Mars
Mateu 9–10; Marku 5; Lluka 9
“Këta Janë të Dymbëdhjetë që Jezusi i Dërgoi”
Idetë për studim në këtë përvijim të mësimit kanë për qëllim t’ju ndihmojnë të gjeni domethënie vetjake në shkrimet e shenjta. Megjithatë, ato nuk duhet t’ia zënë vendin zbulesës vetjake që mund të merrni rreth asaj se cilat fragmente të studioni ose si t’i studioni ato.
Shënojini Mbresat Tuaja
Fjala për mrekullitë shëruese të Jezusit po përhapej shpejt. Turmat e ndiqnin Atë, duke shpresuar se do të lehtësoheshin nga sëmundjet e tyre. Por kur Shpëtimtari i hodhi sytë nga turmat, Ai pa më shumë sesa sëmundjet e tyre fizike. I mbushur me dhembshuri, Ai pa “dele pa bari” (Mateu 9:36). “E korra është me të vërtetë e madhe”, vërejti Ai, “por punëtorët janë pak” (Mateu 9:37). Prandaj Ai thirri dymbëdhjetë Apostuj, “u dha autoritet” dhe i dërgoi që t’u jepnin mësim dhe shërbesë “dele[ve të] humbura të shtëpisë së Izraelit” (Mateu 10:1, 6). Sot, nevoja për më shumë punëtorë që t’u shërbejnë fëmijëve të Atit Qiellor është po aq e madhe. Ka ende dymbëdhjetë Apostuj, por ka më shumë dishepuj të Jezu Krishtit se kurrë më parë – njerëz që mund t’i shpallin të gjithë botës: “Mbretëria e qiejve u afrua” (Mateu 10:7).
Ide për Studimin Vetjak të Shkrimeve të Shenjta
“Mos ki frikë, vetëm ki besim.”
Kur Jairi i kërkoi fillimisht Jezusit që t’i shëronte të bijën, e cila ishte “duke dhënë shpirt”, Jairi foli me të shpejtë por me shpresë: “Eja, vëri duart mbi të … dhe të jetojë” (Marku 5:23). Por kur shkuan ata, një lajmëtar i tha Jairit se ishte shumë vonë: “Jote bijë ka vdekur; pse e bezdis akoma Mësuesin?” (Vargu 35.) Po kështu, mund të jetë dukur shumë vonë për gruan që përshkruhet te Marku 5:25–34, e cila kishte vuajtur nga një lëngim për 12 vjet.
Ndërsa i lexoni këto rrëfime, mund të mendoni për gjëra që kanë nevojë për shërim në jetën tuaj apo familjen tuaj, përfshirë gjëra që mund të duken sikur “[kanë] dhënë shpirt” ose duken si shumë të vona për shërim. Çfarë ju bën përshtypje rreth shprehjeve të besimit te këto rrëfime? Vini re gjithashtu se çfarë i tha Jezusi gruas dhe Jairit. Çfarë mendoni se po ju thotë Ai?
Shih edhe Lluka 8:41–56; Rasëll M. Nelson, “Marrja e Fuqisë së Jezu Krishtit në Jetën Tonë”, Liahona, maj 2017, f. 39–42; Mësime të Presidentëve të Kishës: Gordon B. Hinkli (2016), f. 343–353.
Zoti u jep shërbëtorëve të Tij fuqi për ta bërë punën e Tij.
Mësimet që Jezusi dha te Mateu 10 për Apostujt e Tij, mund të gjejnë zbatim edhe për ne, sepse të gjithë ne kemi një pjesë në punën e Zotit. Çfarë fuqie u dha Krishti Apostujve të Tij për t’i ndihmuar që ta përmbushnin misionin e tyre? Si mund ta përdorni fuqinë e Tij në punën që jeni thirrur të bëni? (Shih 2 Korintasve 6:1–10; Doktrina e Besëlidhje 121:34–46.)
Ndërsa lexoni porosinë që Krishti u dha Apostujve të Tij, ju mund të merrni mbresa rreth punës që Zoti do që ju të bëni. Një tabelë si ajo që vijon, mund t’ju ndihmojë për t’i organizuar mendimet tuaja:
Mbresat që unë marr | |
Shpëtimtari u dha fuqi dishepujve të Tij. |
Perëndia do të më japë fuqinë që më nevojitet për ta bërë punën time. |
Shih edhe Marku 6:7–13; Nenet e Besimit 1:6; Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Apostull”; “Jesus Calls Twelve Apostles to Preach and Bless Others” [“Jezusi Thërret Dymbëdhjetë Apostuj për t’i Predikuar dhe Bekuar të Tjerët”] (material filmik), ChurchofJesusChrist.org.
Kur jam në shërbim të Zotit, Ai do të më frymëzojë për atë që duhet të them.
Zoti e parashikoi se dishepujt e Tij do të përndiqeshin dhe do të merreshin në pyetje rreth besimit të tyre – diçka e ngjashme me atë që mund të përjetojnë dishepujt sot. Por Ai u premtoi dishepujve se ata do ta dinin me anë të Shpirtit se çfarë duhej të thoshin. A keni pasur përvoja kur ky premtim hyjnor u përmbush në jetën tuaj, ndoshta kur dhatë dëshminë tuaj, kur dhatë një bekim apo patët një bashkëbisedim me dikë? Merreni parasysh që t’ia tregoni përvojat tuaja një njeriu të dashur ose t’i shënoni ato në një ditar. Çfarë ndiheni të frymëzuar të bëni që të mund të keni më shpesh përvoja të tilla?
Shih edhe Lluka 12:11–12; Doktrina e Besëlidhje 84:85.
Çfarë donte të thoshte Jezusi me frazën “nuk erdha të sjell paqen, por shpatën”?
Plaku D. Tod Kristoferson dha mësim: “Jam i bindur se një numër prej jush janë refuzuar dhe përjashtuar nga babai e nëna, vëllezërit e motrat, kur e pranuat ungjillin e Jezu Krishtit dhe hytë në besëlidhjen e Tij. Në një mënyrë ose tjetër, dashuria juaj supreme për Krishtin ka kërkuar sakrifikimin e marrëdhënieve që ishin të shtrenjta për ju, dhe ju keni derdhur shumë lot. Prapëseprapë, me vetë dashurinë tuaj të pavenitur, ju e mbani veten të qëndrueshëm nën këtë kryq, duke treguar se nuk ju vjen turp për Birin e Perëndisë” (“Finding Your Life”, Ensign, mars 2016, f. 28).
Kjo gatishmëri për të humbur marrëdhënie që i keni të shtrenjta me qëllim që të ndiqni Shpëtimtarin, vjen me premtimin se “ai që do t[a] humbasë jetën e vet për hirin tim, do ta gjejë përsëri” (Mateu 10:39).
Ide për Studimin Familjar të Shkrimeve të Shenjta dhe për Mbrëmjen e Shtëpisë
-
Marku 5:22–43.Ndërsa familja juaj e lexon së bashku këtë histori, ju mund të bëni një ndalesë që t’i pyetni pjesëtarët e familjes se si mund të ndiheshin ata po të ishin Jairi, gruaja ose njerëzit e tjerë në histori. Gjithashtu mund të tregoni figura të historisë, si ato në këtë përvijim të mësimit. Si e përshkruajnë këto figura besimin e njerëzve në këto histori? (Shih edhe materialet filmike “Jesus Raises the Daughter of Jairus” [“Jezusi Ngre nga Vdekja të Bijën e Jairit”] dhe “Jesus Heals a Woman of Faith” [“Jezusi Shëron një Grua Besimtare”] në ChurchofJesusChrist.org.) Ju gjithashtu mund të merrni parasysh disa sfida me të cilat përballet familja juaj. Si mund t’i zbatoni fjalët e Tij: “Mos ki frikë, vetëm ki besim”? (Marku 5:36.)
3:261:39 -
Mateu 10:39; Lluka 9:23–26.Çfarë mund të nënkuptojë fraza ta “humbas[im]” jetën tonë dhe ta “gjej[më]” atë përsëri? (Mateu 10:39.) Ndoshta pjesëtarët e familjes mund të tregojnë përvoja që i ilustrojnë mësimet e Jezusit në këto vargje.
-
Mateu 10:40.Si po veproni ju dhe familja juaj për ta marrë dhe ndjekur këshillën e Apostujve të ditëve moderne? Në ç’mënyrë po na sjell bindja jonë ndaj këshillave të tyre më pranë Jezu Krishtit?
-
Lluka 9:61–62.Çfarë do të thotë të shohim prapa pasi e kemi vendosur dorën në parmendë? Përse ky qëndrim do të na bënte të papërshtatshëm për mbretërinë e Perëndisë?
Për më shumë ide për mësimdhënien ndaj fëmijëve, shihni përvijimin e kësaj jave tek Eja, Më Ndiq – Për Filloren.
Himni i sugjeruar: “Kur Besimi Duron”, Himne, nr. 66.