Dhiata e Vjetër 2022
11–17 Prill. Pashka: Ai “do të Shkatërrojë Përgjithnjë Vdekjen”


“11–17 Prill. Pashka: Ai ‘do të Shkatërrojë Përgjithnjë Vdekjen’”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: Dhiata e Vjetër 2022 (2021)

“11–17 Prill. Pashka”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: 2022

Pamja
dhomë varrimi me gurin të rrokullisur larg nga hyrja

Ilustrim i varrit të zbrazët nga Maryna Kriuchenko

11–17 Prill

Pashka

Ai “do të Shkatërrojë Përgjithnjë Vdekjen”

Ndërsa lexoni dhe përsiatni për Shlyerjen e Shpëtimtarit këtë javë, merrni parasysh të shënoni mendimet dhe ndjenjat tuaja për flijimin e Tij në ditarin tuaj apo në hapësirën e dhënë në këtë përvijim.

Shënojini Mbresat Tuaja

Jeta e Jezu Krishtit “është qendra e gjithë historisë njerëzore” (“Krishti i Gjallë: Dëshmia e Apostujve”, ChurchofJesusChrist.org). Çfarë do të thotë kjo? Pjesërisht, me siguri do të thotë që jeta e Shpëtimtarit ndikon në fatin e përjetshëm të çdo qenieje njerëzore që ka jetuar ndonjëherë ose do të jetojë ndonjëherë. Ju gjithashtu mund të thoni se jeta dhe misioni i Jezu Krishtit, duke kulmuar me Ringjalljen e Tij në atë të diel të parë Pashke, i lidh të gjithë njerëzit e Perëndisë përgjatë gjithë historisë: Ata që lindën para Krishtit e pritën me padurim e me besim Atë (shih Jakobi [LiM] 4:4) dhe ata që lindën pas Tij, e kujtuan [dhe e kujtojnë] se çfarë kishte bërë Ai me besim. Ndërsa lexojmë rrëfime dhe profeci të Dhiatës së Vjetër, ne kurrë nuk e shohim emrin Jezu Krisht, por shohim provat e besimit të besimtarëve të lashtë dhe të dëshirës së madhe për Mesian dhe Shëlbuesin e tyre. Pra, ne që na ftojnë ta kujtojmë Atë, mund të ndiejmë një lidhje me ata që e pritën me padurim Atë. Sepse me të vërtetë, Jezu Krishti ka mbajtur “paudhësi[në] e ne të gjithëve” (Isaia 53:6; kursivet të shtuara) dhe “të gjithë do të ngjallen në Krishtin” (1 Korintasve 15:22; kursivet të shtuara).

Pamja
ikona e studimit vetjak

Ide për Studimin Vetjak të Shkrimeve të Shenjta

Dhiata e Vjetër dëshmon për flijimin shlyes të Shpëtimtarit.

Shumë fragmente në Dhiatën e Vjetër na drejtojnë te shërbesa e Shpëtimtarit dhe flijimi shlyes. Tabela më poshtë rendit disa nga këto fragmente. Teksa i lexoni këto vargje, çfarë mbresash ju vijnë në mendje rreth Shpëtimtarit?

Dhiata e Vjetër

Dhiata e Re

Dhiata e Vjetër

Zakaria 9:9

Dhiata e Re

Mateu 21:1–11

Dhiata e Vjetër

Zakaria 11:12–13

Dhiata e Re

Mateu 26:14–16

Dhiata e Vjetër

Isaia 53:4

Dhiata e Re

Mateu 8:16–17; 26:36–39

Dhiata e Vjetër

Isaia 53:7

Dhiata e Re

Marku 14:60–61

Dhiata e Vjetër

Psalmeve 22:16

Dhiata e Re

Gjoni 19:17–18; 20:25–27

Dhiata e Vjetër

Psalmeve 22:18

Dhiata e Re

Mateu 27:35

Dhiata e Vjetër

Psalmeve 69:21

Dhiata e Re

Mateu 27:34, 48

Dhiata e Vjetër

Psalmeve 118:22

Dhiata e Re

Mateu 21:42

Dhiata e Vjetër

Isaia 53:9, 12

Dhiata e Re

Mateu 27:57–60; Marku 15:27–28

Dhiata e Vjetër

Isaia 25:8

Dhiata e Re

Marku 16:1–6; Lluka 24:6

Dhiata e Vjetër

Daniel 12:2

Dhiata e Re

Mateu 27:52–53

Profecitë dhe mësimet rreth Shpëtimtarit janë edhe më të shumta e të qarta në Librin e Mormonit. Merreni parasysh mënyrën se si forcohet besimi juaj nga fragmente si këto: 1 Nefi 11:31–33; 2 Nefi 25:13; Mosia 3:2–11.

Unë mund të gjej paqe dhe gëzim nëpërmjet Shlyerjes së Shpëtimtarit.

Gjatë gjithë kohës, Jezu Krishti, nëpërmjet flijimit të Tij shlyes, u ka ofruar paqe dhe gëzim të gjithë atyre që vijnë tek Ai (shih Moisiu 5:9–12). Merreni parasysh të studioni shkrimet e shenjta vijuese që dëshmojnë për paqen dhe gëzimin që ofron Ai, dhe teksa e bëni këtë, mendoni se si mund të merrni paqen dhe gëzimin që sjell Ai: Psalmeve 16:8–11; 30:2–5; Isaia 12; 25:8–9; 40:28–31; Gjoni 14:27; 16:33; Alma 26:11–22.

Shih edhe Dallin H. Ouks, “Të Forcuar nga Shlyerja e Jezu Krishtit”, Liahona, nëntor 2015, f. 61–64; Sharon Iubank, “Krishti: Drita që Shkëlqen në Errësirë”, Liahona, maj 2019, f. 73–76; “Qëndroj Plot Habi”, Himne, nr. 113.

Pamja
Krishti në kryq

Ditë e Zymtë në Golgota, nga J. Kirk Richards

Nëpërmjet Shlyerjes së Tij, Jezu Krishti ka fuqi për të më ndihmuar që t’i mposht mëkatin, vdekjen, sprovat dhe dobësitë.

Kudo në shkrimet e shenjta, profetët kanë dëshmuar rreth fuqisë së Jezu Krishtit për të na çliruar nga mëkati e vdekja dhe për të na ndihmuar që t’i mposhtim sprovat dhe dobësitë tona. Si ka sjellë ndryshim Krishti në jetën tuaj? Pse është Ai i rëndësishëm për ju? Përsiatini këto pyetje ndërsa i lexoni këto vargje dhe shënojini mendimet dhe ndjenjat tuaja rreth Shpëtimtarit:

Shih edhe Uolter F. Gonzalez, “Prekja e Shpëtimarit”, Liahona, nëntor 2019, f. 90–92.

Pamja
ikona e studimit familjar

Ide për Studimin Familjar të Shkrimeve të Shenjta dhe për Mbrëmjen e Shtëpisë

Eksodi 12:1–28.Ndërsa e kremtoni Pashkën, familja juaj mund t’i rishikojë ato që mësuat për Pashkën judease më herët në këtë muaj. Pse është domethënëse që flijimi i Shpëtimtarit ndodhi në të njëjtën kohë me Pashkën judease?

Për një përmbledhje të asaj që ndodhi gjatë javës së fundit të jetës së Shpëtimtarit, shih “Holy Week” [“Java e Shenjtë”] në ComeuntoChrist.org/2016/easter/easter-week. Për shkrime të shenjta rreth ngjarjeve të javës së fundit të Shpëtimtarit, shih “The Last Week: Atonement and Resurrection” [“Java e Fundit: Shlyerja dhe Ringjallja”] në Harmoninë e Ungjijve (në shtojcën e Biblës në anglisht).

Isaia 53.Leximi i profecive rreth Jezu Krishtit tek Isaia 53 mund t’i ndihmojë pjesëtarët e familjes të kuptojnë flijimin shlyes të Shpëtimtarit. Cilat vargje ose fraza familja juaj i gjen veçanërisht të fuqishme? Merreni parasysh të bëni një mbledhje familjare dëshmish, në të cilën ju shprehni dëshmitë tuaja vetjake për Shlyerjen e Shpëtimtarit.

“Dëshmitarë të Veçantë të Krishtit.”Programi Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] dhe faqja ChurchofJesusChrist.org kanë një koleksion të materialeve filmike të quajtur “Special Witnesses of Christ” [“Dëshmitarë të Veçantë të Krishtit”], në të cilin çdo anëtar i Presidencës së Parë dhe i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve jep dëshminë e tij për Jezu Krishtin. Ndoshta familja juaj mund të shikojë disa nga këto materiale filmike dhe të flasë për ato që mëson rreth Jezu Krishtit nga shërbëtorët e Tij të zgjedhur. Si familje, flisni për mënyrat se si mund ta shprehni dëshminë tuaj për Krishtin. Për shembull, ju mund ta ftoni dikë që të adhurojë me ju në kishë këtë të diel Pashke.

Himne dhe këngë.Muzika është një mënyrë e fuqishme për ta kujtuar Shpëtimtarin dhe për ta ftuar Shpirtin në shtëpitë tona. Pjesëtarët e familjes mund të tregojnë dhe të këndojnë së bashku himne ose këngë rreth Pashkës apo rreth Jezu Krishtit, të tilla si “Zoti Krisht Ësht’ Ngritur Sot” (Himne, nr. 119) ose “Jezusi a Jetoi Sërish?” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 45). Për të gjetur himne ose këngë të tjera të fëmijëve, shikoni te treguesi tematik te libri Himne dhe Libri i Këngëve të Fëmijve.

Për më shumë ide për mësimdhënien ndaj fëmijëve, shihni përvijimin e kësaj jave tek Eja, Më Ndiq – Për Filloren.

Kënga e sugjeruar: “Jezusi a Jetoi Sërish?Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 45.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Jetojeni ungjillin e Jezu Krishtit. “Për të qenë një mësues si Krishti [në shtëpinë tuaj], ndoshta gjëja më e rëndësishme që mund të bëni, është … ta jetoni ungjillin me të gjithë zemrën tuaj. … Kjo është mënyra kryesore për t’u kualifikuar për shoqërimin e Frymës së Shenjtë. Nuk duhet të jeni të përsosur, thjesht të përpiqeni me zell – dhe të kërkoni falje nëpërmjet Shlyerjes së Shpëtimtarit kurdoherë që pengoheni” (Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 13).

Pamja
Krishti duke qëndruar mbi derën e thyer prej guri të varrit në shkëmb

Për Këtë Shkak Unë Erdha, nga Yongsung Kim

Shtyp në Letër