119 Zoti Krisht Ësht’ Ngritur Sot Me ngazëllim 1. Zoti Krisht ësht’ ngritur sot, Aleluja! Engjëjt, njer’zit të gjith’ thon’, Aleluja! Me triumf e ngazëllim, Aleluja! Q’ejt këndojn’, toka osh’tin, Aleluja! 2. Puna shëlbuese u dha, Aleluja! Betej’n sot fituar ka, Aleluja! Agoni’ e Tij mbaroi, Aleluja! Err’sir’ më tokën s’mbulon, Aleluja! 3. Mbreti rron prap’ plot lavdi, Aleluja! Vdekje ku ke thumbin ti? Aleluja! Vdiq që shpirtrat t’na shpëtoj’, Aleluja! Varr, fitoren ku e ke ti? Aleluja! Teksti: Charles Wesley, 1707–1788 Muzika: Anon., Lyra Davidica, 1708 Mateu 28:5–6 1 Korintasve 15:20, 53–57