48
O Mir’njohës Ejani
Me energji
1. O mir’njohës ejani;
Për të korrën këndoni.
Gjithçka ësht’ e mbledhur tok
Dimri me stuhi fillon.
Perëndia siguron
Nevojat na plotëson.
Ejani tek tempulli;
Për të korrën këndoni.
2. Bota ësht’ fush’ për Per’ndin’,
Fryt t’i japë për lavdin’,
Grur’ dhe egjrat mbillen bashk’,
Në g’zim o hidh’rim ngren’ shtat.
Gjethe dhe më pas kallinj,
Pastaj gjith’ prodhimi mb’rrin.
Zot’ i t’korrës dhënt’ mund’si
Grur’ i pastër t’bëhemi.
Teksti: Henry Alford, 1810–1871
Muzika: George J. Elvey, 1816–1893