1. Larg në një koritë, pa shtrat e dyshek,
I vogli Zot Jezus, ja kokën mbështet;
Yjet në qiej vështrojn’ ku Ai shtrihet,
Të voglin Zot Jezus që mbi kashtë fle.
2. Gjedhët po pëllasin, fëmis’ gjum’ i del;
Po i vogli Zot Jezus të qarë nuk nxjerr.
Të dua, Zot Jezus, nga qielli më shih
Dhe deri në mëngjes te djepi më rri.
3. Më ji pran’, Zot Jezus; të lutem më rri
Gjithmonë pran’ meje, më fal dashuri.
Me kujdesin Tënd t’but’ gjith’ f’mijët beko,
Për n’qiell na bëj gati, me Ty të jetojm’.
Teksti: Anon., rreth 1883, Filadelfia
Muzika: William J. Kirkpatrick, 1838–1921; harmonizuar nga Rosalee Elser, 1925–2007. © 1980 Rosalee Elser. Përdoret me leje. Lejohet bërja e kopjeve për t’u përdorur një herë për qëllime jotregtare në kishë ose shtëpi.