1. Për të tokës bukuri,
Për të qiellit bukuri
Që nga lindja përreth nesh
Shtrihet ajo dashuri,
[Chorus]
Zot tek Ty ngrem’ himnin ton’
Lavdërim, mir’njohje plot.
2. Për bukurin’ e or’ve
Për çdo nat’ e për çdo dit’,
T’kodrave dhe luleve,
Diell, hën’ yje plot drit’,
[Chorus]
Zot tek Ty ngrem’ himnin ton’
Lavdërim, mir’njohje plot.
3. Për të dashuris’ gëzim,
V’lla e motër, prind, fëmi’,
Miq në tok’ e n’qiell miq,
Për çdo gjë tjetër të mir’,
[Chorus]
Zot tek Ty ngrem’ himnin ton’
Lavdërim, mir’njohje plot.
Teksti: Folliott S. Pierpoint, 1835–1917
Muzika: Conrad Kocher, 1786–1872