Muzika
Ejani, Bij t’Per’ndis’ (Burrat)


208

Ejani, Bij t’Per’ndis’

Burrat

Me guxim

1. Ejani, bij t’Per’ndis’ që keni marr’ prift’rinë;

Shpërndani ungjillin dhe mblidhni gjith’ njer’zinë.

Puna e mëvonshme filloi:

Sot Izraeli të mblidhet

Për t’i kthyer në Sion, për lavd’ Qengjit.

2. Ejani o dele dhe dëgjoni Bariun,

Bekime të merrni prej kohësh të premtuar’.

Profetët shpesh kan’ parathën’:

N’tufën e Tij Ai t’ju mbledh’

Në sht’pi t’ju kthej’ në Sion, për lavd’ Qengjit.

3. Pendim dhe pagëzim që t’ju shlyhen mëkatet,

Dhe Shpirti ju pushtoft’, që t’jeni të bashkuar.

Shqet’simin tuaj t’ia jepni;

që lutjen tuaj ta dëgjoj’

Në sht’pi t’ju kthej’ në Sion, për lavd’ Qengjit.

4. Kur hidh’rimi mbaron dhe brengat të pushojnë,

Shpirtrat tuaj g’zohen që Ringjalljen të presin;

Pranin’ e Tij do t’gëzoni,

hare qiellore do t’keni,

Njëmijë vjet në Sion, për lavd’ Qengjit.

Teksti: Thomas Davenport, 1815–1888

Muzika: Orson Pratt Huish, 1851–1932

Doktrina e Besëlidhje 33:5–11

Doktrina e Besëlidhje 133:7–8, 56