97 Per’ndi, At’, Lutjen na D’gjo Me adhurim 1. Per’ndi, At’, lutjen na d’gjo; Hirin Tënd dërgona sot. Kur emblemat marrim ne, Te Shpëtuesi prehje gjejm’. 2. Falna, At’, hyjnorin hir; G’zimi Yt mbi ne të ndrij’. Kur bukën e ndar’ ham’ ne, Bekimin mbi ne derdhe. 3. Ndërsa pim’ ujin e d’lir’, Pran’ nesh qoft’ i Yti Shpirt. Falna fajet Zot t’lutim; Përpjekjet beko çdo dit’. Teksti: Annie Pinnock Malin, 1863–1935 Muzika: Louis M. Gottschalk, 1829–1869; përshtatur nga Edwin P. Parker, 1836–1925 Doktrina e Besëlidhje 59:9–12 2 Nefi 10:24–25