180
Kur Kërkoj Shkrimet e Shenjta
Plot lutje
1. Kur kërkoj shkrimet e shenjta,
At’ i dashur i njer’zve,
Urt’sia ma bekoft’ zemrën,
Mendjen ma mbusht’ me dije.
2. Kur kërkoj shkrimet e shenjta,
Shpirtin ma prek, t’lutem, Zot.
T’fshehtat e jetës shpalosen
Kur çdo dit’ un’ i studioj.
3. Kur kërkoj shkrimet e shenjta,
M’shira Jote u zbuloft’.
Zemrën trazuar ma qet’so;
Plag’t që s’shihen, m’i shëro.
4. Kur kërkoj shkrimet e shenjta,
Ndihmom’ të bindem, t’mendoj.
N’fjalën Tënde jet’ t’përjetshme;
Drita Jote më drejtoft’.
Teksti dhe muzika: C. Marianne Johnson Fisher, 1932–2018. © 1985 IRI
2 Timoteut 3:14–17
Romakëve 15:4