1. Me mua rri! Shpejt nata zbret tani,
Err’sira shtohet. Zot, me mua rri!
Kur tjetër ndihm’ s’ka dhe shkon çdo ngush’llim,
Ndihm’s i t’pamundurve, me mua rri!
2. Kjo dit’ e jetës largohet, sa shpejt.
G’zimet, lavdit’ e tokës zbehen krejt.
Gjithçka rreth meje n’prishje dhe ndryshim;
O Ti që nuk ndryshon, me mua rri!
3. Prania Jote më duhet çdo or’.
Veç hirit Tënd, çfar’ forc’n e lig’ rrëzon?
Drejtim, mbështetje kush më jep si Ti?
N’qoft’ shi a diell, Zot, me mua rri!
Teksti: Henry F. Lyte, 1793–1847
Muzika: William H. Monk, 1823–1889