Muzika
Shëlbues i Izraelit


6

Shëlbues i Izraelit

Me besim

1. Shëlbues i Izraelit, I vetmi gëzim,

Të cilit i kërkojm’ bekim,

Gjat’ dit’s hija jon’,

Gjat’ natës drita jon’;

Mbreti, Çliru’si yn’ gjithmon’!

2. E dim’ Ai do vij’ Delet e Tij t’mbledh’,

Me dashuri n’Sion t’i çoj’,

Por pse të vajtojn’

N’luginën e vdekjes

O n’shkretëtir’ t’vetëm të shkojn’?

3. Shum’ koh’ jemi endur Si t’huaj n’mëkat,

Dhe për Ty qam’ në shkretëtir’!

Armiqt’ u g’zuan

Kur vuajtjet to na pan’,

Izraeli t’jet’ shpejt i lir’.

4. Si f’mij’ të Sionit,

Për ne lajme t’mir’.

Shenjat tashmë po na shfaqen.

Ji i drejt’, mos ki frik’

Se mbret’rin’ ne kemi.

Or’ e shpëtimit po na vjen.

5. T’fytyrës Tënde drit’,

Shpëtimtar, më kthe;

Ngush’llim që shpirtin g’zon, më jep;

E ëmbël dëshir’

Për vendin Tënd të shenjt’,

Zemrës s’vetmuar i sjellt’ shpres’.

6. Ai shikon! dhe mij’ra

Engjëj po gëzojn’,

Dhe mij’ra presin fjal’n e Tij;

Ai flet! përjet’sia,

Me zën’ e Tij plot,

Rijehon lavd’rim për Zotin.

Teksti: William W. Phelps, 1792–1872; përshtatur nga Joseph Swain, 1761–1796

Muzika: Freeman Lewis, 1780–1859

Eksodi 13:21–22

1 Nefi 22:12

Shtyp në Letër